E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjisorët e rinj nisin punën


Ka kaluar pak më shumë se një muaj nga shpallja e fituesve të Festivalit të Teatrit për të Rinjtë, dhe regjisorët e rinj kanë nisur tashmë punën për vënien në skenë të veprave të tyre. E para ka nisur punën pedagogia e Akademisë së Arteve, Sonila Kapidani, e cila do të vërë në skenë komedinë "Banorët e shkallës nr: 6" të autorit shqiptar Kin Dushi. Kapidani ka pohuar se në këtë projekt ka përfshirë vetëm aktorë të rinj, të sapodiplomuar apo edhe studentë. Gjatë këtyre ditëve pritet të nisin punën edhe fituesit e tjerë, si Zana Hoxha Krasniqi me "Norway today" të autorit Igor Bauersima; Elis Mataj me "Fundi i lojës" të Samuel Beckett; Saimir Sina me "Parfumeria" të Haqif Mulliqit; Najada Elmazi me "Morsa " të Luigi Pirandellos, si dhe Alma Hoti me "Shtëpia e Bernarda Albës" të Federiko Garsia Lorkës. Fondi që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka akorduar për çdo projekt të regjisorëve të rinj, është 5 500 000 lekë.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›