E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrat e

TIRANË-“ I kemi vjedhur regjistrat për shkak se kishim shumë mungesa dhe kishim frikë se do ngelnim në stazh”. Ky ka qenë justifikimi i tre nxënësve të shkollës “Sami Frashëri”, Lori Kelolli 18-vjeç, Jurgen Ceno 18, G.Gj 17-vjeç, të cilët pak ditë më parë kryen vjedhjen e 21 regjistrave të kësaj shkolle dhe i dogjën për të humbur gjurmët. Para gjyqtares së masave për të mitur, katër nxënësit kanë pranuar akuzën e “vjedhjes në bashkëpunim” të 21 regjistrave dhe kanë dhënë shpjegime për shkaqet e vjedhjes, duke shprehur njëkohësisht pendesë për veprimin e kryer. Ndërkohë, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë i la të lirë katër nxënësit me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Katër të rinjtë lanë dje qelitë e izolimit, ku mbaheshin prej tre ditësh për akuzën e “vjedhjes në bashkëpunim. Sipas akuzës, nxënësit nga Tirana akuzohen për vjedhjen dhe djegien para pesë ditësh të 21 regjistrave të gjimnazit “Sami Frashëri”. Shkak për këtë veprim është bërë fakti se tre nxënësit e kësaj shkolle kishin shumë mungesa dhe mund të rrezikonin përjashtimin nga shkolla. Sipas akuzës, vjedhja është kryer nëpërmjet thyerjes së xhamit të zyrës së drejtorit të shkollës, ku brenda kasafortës gjendeshin regjistrat e shkollës. Tre nxënësit u arrestuan tre ditë më parë në ambientet e shkollës “Sami Frasheri”, ndërsa bashkëpunëtori i tyre në një lokal në rrugën e “Barrikadave” në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›