Regjistrimi, Berisha: Kundër Aleanca Faqezi, Sequi porosi!

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i nënshtrohen këtij procesi, ndërsa nuk la pa sulmuar Aleancën Kuqezi, si kundërshtare e këtij regjistrimi.
Kryeministri ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Skanimit dhe Përpunimit të të Dhënave të Censusit, pranë INSTAT-it, duke theksuar se ky regjistrim është më i veçantë, sepse është i pari i bërë që nga koha e Mbretërisë shqiptare.
“Shqiptarët i nënshtrohen këtij procesi si qytetarë të lirë për të përmbushur të gjitha kërkesat e procesit dhe për të dëshmuar vullnetin e tyre të lirë, për përkatësinë etnike apo besimin fetar", u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë tha se Censusi do të bëjë të mundur që politikat e qeverisë të jenë më të drejta dhe më të ndershme, pasi ky proces do të japë të dhëna të sakta mbi demografinë e rretheve dhe rajonit, të domosdoshme për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave buxhetore.
"Është një orientim shkencor për të gjitha politikat demografike të vendit, të cilat janë shumë të rëndësishme. Sot ne kemi tregues demografik në tërësi shumë të mirë, por është detyrë e çdo qeverie dhe shoqërie të bëjë në momente të caktuara ndërhyrje për t'i garantuar popullit rininë e përjetshme.
Duke u ndaluar tek kundërshtitë e Aleancës Kuqezi, Berisha tha se "në një shoqëri të lirë, individë apo organizata kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe ta shpallin atë, por kur këtë e bëjnë institucione që me ligj dhe Kushtetutë janë të depolitizuara, atëherë kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe veçse lëvizja faqezi". "Ata keqpërdorin detyrën e lartë shtetërore për qëllime meskine personale", tha Kryeministri Berisha.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili kërkoi që regjistrimi të jetë korrekt dhe reali, pasi sipas tij këto shifra varen nga shumë vendimmarrje, ndryshe nga se ka deklaruar qeveria. “Për arsye se statistikat kombëtare luajnë rol të rëndësishëm dhe në vendimmarrje sidomos kur janë objektive. Po ashtu për arsye se infot dhe statistikat janë baza e transparencës dhe të dhënave zyrtare dhe luajnë rol në statistikat e tjera të Shqipërisë. Ne mendojmë se të dhënat cilësore sigurojnë që vendimet publike të jenë të saktë e të kujdesshëm në analiza dhe të jenë, kjo është arsyeja që BE po investon për statistikat në Shqipëri”, tha ai.
Viti 2011, vijoi Sequi, është një vit censuses. "Në të gjithë botën dhe në të gjitha vendet, po kryhet ky proces. Të gjithë duhet t'i përgjigjen pyetjes se sa veta jemi", tha Sequi. Sipas tij, respekti për standardet e larta do të garantojë cilësinë e të dhënave që do të mblidhen, do të garantojë, po ashtu, krahasueshmërinë e tyre me një vend europian, si dhe do të rrisë besimin e të gjithë të të intervistuarve në census.
/S.Lleshi/Start/
2011-09-15 12:41