E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen vendburime të reja nafte në Shqipëri

Harta e vendburimeve aktuale të naftës do të zgjerohet me tri pika të tjera, në veri dhe në lindje të vendit. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besjan Pesha tha se, do të hapen tri puse të reja nafte në zonën e Shkodrës dhe të Beratit. Pesha thotë se rezultatet e kërkimit janë pozitive dhe se pas një muaji do të fillojë puna për shpimin e puseve të reja nga kompania koncesionare. Pesha theksoi se rezultate pozitive janë marrë dhe nga kërkimet në detet Jon e Adriatik. Gjithashtu, nga kërkimet e bëra deri tani mendohet se edhe në Alpe mund të ketë një zonë me vendburime nafte, duke e zgjeruar më tej hartën e vendit, gjë që shpjegon dhe interesin në rritje për investime të huaja në këtë sektor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›