Regjistrimi fillestar i pronës, dokumentet për qytetin dhe fshatin
Çfarë duhet të përmbajnë dosjet në varësi të viteve kur është përfituar objekti. Procedura që ndiqet për trojet që janë ndërtuar pas 98-s
Laureta Rryçi
Tiranë - Për regjistrimin fillestar të pronës qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacion të ndryshëm, në varësi të viteve kur e kanë përfituar truallin, apo ndërtuar objektin. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë dokumentacionin e plotë për të gjitha rastet kur duhet të bëhet regjistrimi fillestar për të gjitha pasuritë e paluajtshme të fituara në bazë të ligjeve të urbanistikës, në varësi të viteve dhe të ndarjes administrative si në zonat e qytetit dhe fshatit.
Sipas viteve
Për pasuritë që janë fituar deri në vitin 1974, si për qytetin, ashtu edhe për fshatin, duhen të njëjtat dokumente, plan-vendosja e miratuar nga Urbanistika dhe leja e ndërtimit. Krejt ndryshe është për pasuritë që janë përfituar nga viti 1974 deri në vitin 1990. Për këtë kategori pasurish, për të kryer regjistrim fillestar për qytetin duhet të kesh si dokumente plan-vendosjen e miratuar nga urbanisti i KEKP-së të qytetit dhe lejen e ndërtimit të miratuar nga përgjegjësi i zyrës së urbanistikës së KEKP-së të qytetit. Ndërsa për fshatin duhet plan-vendosja e miratuar nga përgjegjësi i Urbanistikës dhe kryetari i këshillit të fshatit të bashkuar si dhe leja e ndërtimit të miratuar nga kryetari i këshillit të fshatit të bashkuar. Për vitet 1990-1993, si për qytetin, ashtu edhe për fshatin, duhen dokumentet; plan-vendosja e miratuar nga përgjegjësi i seksionit të urbanistikës, leja e ndërtimit të miratuar nga përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës si dhe kontratën e marrëdhënieve me truallin midis këshillit të rrethit dhe subjektit. Më shumë dokumente do t’iu duhen atyre qytetarëve që e kanë marrë pronën nga 1993 deri më 1995. Për qytetin dhe fshatin është përcaktuar që dosja të përfshijë të njëjtat dokumente. Ato janë leja e shitjes së ndërtimit, plan-vendosja e miratuar nga KRRT-ja për deri 5000 m2 dhe nga KRRTSH-ja për mbi 5000 m2, leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT-ja, akti i kolaudimit si dhe kontrata e shitjes së truallit midis këshillit të rrethit dhe blerësit. Për banesat që janë ndërtuar nga viti 1995 e deri në vitin 1998 për qytetin duhen si dokumente; plan-vendosja e miratuar nga KRRT-ja, leja e ndërtimit të miratuar nga KRRT-ja, akti i kolaudimit, kontrata e shitjes së truallit midis këshillit të rrethitbashkisë dhe blerësit si dhe projekti (planimetria e kateve). Po kështu dokumentet për këtë kategori pasuri të paluajtshme, por kësaj radhe për fshatin, duhet; plan-vendosja e miratuar nga KRRT-ja për tokën arë, e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, miratimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për ndryshimin e llojit të pasurisë nga arë në truall, leja e ndërtimit të miratuar nga KRRT-ja, akti i kolaudimit nga urbanistika dhe projekti (planimetria e kateve).
Pas ’98-s
Për pasuritë që janë ndërtuar në vitin 1998 e në vazhdim duhen si dokumente për regjistrim fillestar; kontrata e shitjes së truallit midis këshillit të rrethitbashkisë dhe blerësit, leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent, leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT-ja, akti i kolaudimit të objektit, leja e shfrytëzimit ose e banimit të objektit, plan-vendosja e miratuar nga KRRT-ja dhe dokumente të tjera që përcaktojnë dhe individualizojnë objektin e ndërtuar. Sipas burimeve nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dokumentet e mësipërme janë të vlefshme vetëm për rastin kur rregullohet marrëdhënia në lidhje me truallin shtet-individ. Për transaksionet me truallin midis individ-individ, vlejnë normat e përcaktuara në Kodin Civil në fuqi. Në të dy rastet regjistrimi do të bëhet sipas kërkesave: e para për regjistrimin e kalimit të pronësisë së truallit dhe e dyta për regjistrimin e objektit. Regjistrimi i dytë i referohet dokumenteve të përshkruara më sipër, përveç kontratës. Për të regjistruar ndërtesën që një pronar ka bërë me truallin e tij të regjistruar më parë, dokumentet që duhet të paraqiten janë të njëjta me ato të përshkruara më parë, dokumentet që duhet të paraqiten janë të njëjta me ato të përshkruara më lart, për çdo rast (në varësi të viteve), me përjashtim të dokumenteve të truallit.
Për pasuritë me vendim të formës së prerë
Regjistrimi i trojeve dhe shtëpive në zonat urbane të fshatrave në bazë të vendimit të këshillit të ministrave bëhet në bazë të “listës emërore të pronarëve të trojeve dhe shtëpive. Në rastet kur oborri rreth shtëpisë është më i madh se ai i përcaktuar në dokumentet ligjore të pronësisë, kjo pjesë do të regjistrohet si pasuri e veçantë me pronar “shtet” dhe në seksionin “E” të Kartelës do të regjistrohet POSEDIMI. Për pasuritë e paluajtshme të njohura me vendim gjyqësor për regjistrimin fillestar duhen si dokumente: vendimi gjyqësor përfundimtar i formës së prerë (kopje origjinale) dhe plan-vendosja. Për pasuritë e paluajtshme të njohura me vendim të përmbaruesit gjyqësor duhen si dokumente vendimi i përmbaruesit gjyqësor për kalimin e pasurisë së paluajtshme në pronësi të fituesit të ankandit si dhe plan-vendosja. Për pasuritë e paluajtshme që nuk përbëjnë një nga rastet e përshkruara më lart dhe që nuk disponojnë dokumentacion të plotë zyrtar duhen dokumente të tjera. Këto dokumente janë kërkesë për regjistrim pronësie, deklaratë personale e pronësisë e vërtetuar te noteri, deklaratë noteriale e pronarëve kufitarë, plan-vendosje, dokumente të tjera mbështetëse të cilat mund të përfshijnë: projektin e ndërtesës, lejen e ndërtimit të dhënën nga organi kompetent i periudhës kur është bërë ndërtimi, vendim gjyqësor për vërtetim fakti të periudhës kur është bërë ndërtimi, dokumente të tjera gjyqësore si p.sh akt-njoftunitë, të dhëna të dokumentuara nga organet e pushtetit në shkallë lagjeje ose rrethi, dokumente që vërtetojnë blerjen e truallit ngas personat ish-pronar si dhe dokumente trashëgimie të të interesuarve.
Box
Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të personave juridikë privatë duhen këto dokumente:
Vendim i gjykatës për regjistrimin e personit juridik
Vërtetim nga gjykata ku konfirmohet personaliteti juridik dhe fakti se ai nuk e ka kaluar në likuidim, falimentim ose mbyllje. Ky vendim duhet të ketë të njëjtën datë me atë të paraqitjes së në ZRRP
Akt ligjor të pronësisë ose të të drejtave të tjera reale
Plan-vendosje të këtyre pasurive
Regjistrimi i pasurive të paluajtshme të shoqërive tregtare të krijuara nga transformimi i ndërmarrjes shtetërore bëhet me paraqitjen e këtyre dokumenteve:
Urdhri i Ministrisë së Ekonomisë për objektet publike dhe ato të privatizimit
Vendimi i gjykatës për regjistrimin e personit juridik
Statuti i shoqërisë tregtare
Kontrata midis themeluesve
Plan-vendosja
4 Tetor 2008