“Rrëshen-Kalimash”, ekspertët kontabël rrezikojnë dështimin e dosjes
Prokuroria, e paqartë në trajtimin e procedurës hetimore. Ina Rama kishte urdhëruar mbylljen brenda 20 shtatorit
Habjon Hasani
Tiranë - Ndërsa kryeprokurorja Ina Rama i ka urdhëruar me urgjencë 3 muaj më parë prokurorët e dosjes “Rrëshen-Kalimash” të mbyllnin dosjen para datës 20 shtator, duket se përllogaritja e dëmit mund të bëhet shkas për një dështim të hetimit të kësaj çështjeje. “Albania” informoi tri javë më parë se dosja ishte gati për të shkuar në gjykatë, ndërsa pritej vetëm urdhri i kryeprokurores për të dhënë miratimin e saj. Vetë kryeprokurorja kërkonte një shifër shkencërisht korrekte lidhur me dëmin, ndërsa duket se dy ekspertët kontabël, Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katanaj, ende nuk kanë dorëzuar në duart e grupit hetimor konkluzionet për dosjen, megjithëse kanë kaluar çdo afat kohor. Kontabilistët u përzgjodhën nga Prokuroria e Përgjithshme për të hartuar një ekspertizë të detajuar ekonomike mbi pretendimet për shkelje. Ekonomistët nuk i kanë paraqitur as më 1 tetor konkluzionet, megjithëse ishte afati i dytë, i shtyrë me kërkesë të tyre. Por ndonëse raporti nuk është dorëzuar, duket se në mënyrë kontradiktore Prokuroria po paralajmëron zvarritjen e çështjes. Sikurse ka informuar dhe “Albania”, prokurorët kishin arsyetuar se vetëm kontrolli i posaçëm i KLSH-së për këtë rrugë kishte faktuar një dëm prej 91 milionë eurosh. Kaq do të mjaftonte që ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, si dhe vartësit e tij, Armand Teliti, Andi Toma dhe Lejla Saraçi, të klasifikoheshin si të pandehur. Por me një vendim të menduar në mënyrë kolegjiale, hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme zgjodhën që ta ndërmerrnin këtë veprim vetëm pasi të kishin në duar shifrën përfundimtare të dëmit.
Shifra
Me një vendim të posaçëm qeveria shqiptare miratoi rritjen e vlerës për përfundimin e rrugës nga 418 milionë euro në 620 milionë. Kësisoj, prokurorët vendosën të rillogarisnin dëmin e shkaktuar në kushtet e ndryshimit të vleftës që do të investohej. Por hetuesit nuk kishin dyshime (të paktën deri tri javë më parë) se ish-ministri Basha ishte i “kapur” edhe me shifrën e parë, si pasojë e disa iniciativave të tij që rrisnin në mënyrë të rreme koston e ndërtimit të kësaj rruge. Ndërsa dhe një logjikë e thjeshtë matematikore imponon se rritja e kostos në 620 milionë euro mund të sjellë çdo gjë përveçse pakësimin e dëmit fillestar prej 91 milionë eurosh të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por rikontabilizimi i kostos dhe menaxhimit të kësaj rruge duket se mund të paraqesë vonesa të rrezikshme kohore për çështjen, ndërsa mospërmbushja e afateve kohore do ta “njolloste” organin e akuzës me një tjetër dështim, në kushtet kur dhe me kontabilizimin paraprak, organi i akuzës ka të faktuar dëmin qindra miliona eurosh të shkaktuar nga Basha dhe vartësit e tij.
Dilemat
Tri javë më parë “Albania” paralajmëroi se ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, do të jetë në bankën e të akuzuarve në procesin gjyqësor për abuzimet me rrugën “Rrëshen-Kalimash”. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur asokohe se me shumë gjasa dosja do të jetë e “kompletuar” brenda datës 20 shtator, ndërsa fill pas kësaj date çdo gjë do të jetë gati për rrugëtimin drejt gjykatës. Basha, i cili deri sot njihej si person në hetim, është klasifikuar tashmë si i “pandehur” i çështjes, madje si i pandehuri kryesor i saj. Megjithatë, pas tri javësh prokurorët nuk deklarohen dot publikisht për fatin e kësaj dosjeje, edhe pse ish-ministrit i është kapur me përllogaritje të paktën një dëm prej 91 milionë eurosh.
4 Tetor 2008