Rehn: Autoritetet shqiptare hetime të hollësishme dhe ndëshkim fajtorëve

Komisioni Evropian dënon vrasjen e deputetit Xhindi dhe kërkon hetime të hollësishme
TIRANE - Komisioni Evropian dënoi dje vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi dhe kërkoi nga autoritetet hetime të hollësishme. “Dënoj me vendosmëri vrasjen e Fatmir Xhindit dhe u kërkoj autoriteteve kryerjen e hetimeve të hollësishme si edhe dërgimin e fajtorëve përpara drejtësisë”', deklaroi Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn përmes një deklarate për shtyp.