E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti, ja zonat pa drita në Tiranë

 

Rikthehet mungesa e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Shkak për këtë janë punimet që do të kryhen në linjën 110 kilovolt Selitë–Sharrë. Sipas burimeve nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, si pasojë e këtyre punimeve, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Kështu nga ora 09:00-17:00, nuk do të ketë drita në zonën e Tiranës së Re, Selitës, Bllokut, Kombinatit dhe Ndroqit. Mungesat e energjisë elektrike në vend kanë ardhur vetëm si pasojë e punimeve në nënstacione apo në linjat e tensionit të lartë. Kjo pasi situata energjetike në vend është shumë e mirë dhe KESH jo vetëm që nuk importon më energji por po eksporton energji drejt Kosovës dhe Greqisë. Deri më tani nga eksporti i energjisë KESH ka siguruar 13 milionë euro. Ky është viti i parë që KESH ka nisur të shesë energji drejt vendeve fqinje dhe kjo si rrjedhojë e situatës së mirë hidrike në kaskadë. Ndërkohë që eksporti i energjisë me Greqinë dhe Kosovën është parashikuar të vazhdojë deri në fund të muajit. Ndërkohë sipas burimeve nga Korporata, situata hidrike në kaskadën e Drinit vazhdon të jetë goxha e mirë, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është shumë afër pikës maksimale.

Zonat pa drita

    Tirana e Re
    Selita
    Blloku
    Kombinati
    Ndroqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›