E Diel, 1 Nëntor 2026

Remzi Hoxha, letërporosia e dytë niset në Holandë



TIRANE – Ministria e Drejtësisë nis letërporositë drejt Holandës për dëshminë e Avdyl Loshajt, për llogari të procesit “Remzi Hoxha” te Krimet e Rënda. Sipas Prokurorisë, dëshmia e Loshajt konsiderohet “kyç” në procesin të tre ish sekretëve të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, dhe për rrëmbimin e torturimin e Ziso Kristopulit e Avdyl Loshajt në vitin 1995. Lajmi për nisjen e letërporosive, për të dytën herë, pasi të parat humbën në Holandë, konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas burimeve, ato janë dërguar pak ditë më parë. Vendimi për dërgimin e kësaj letërporosie u mor në seancën e datës 8 mars në ngarkim të tre ish-punonjësve të shërbimit sekret. Në këtë seancë, ndërsa pritej letërporosia me dëshminë e Avdyl Loshjajt, gjykata relatoi humbjen e saj. Duke cituar një korrenspondencë të Ministrisë Holandeze të Drejtësisë, kryesuesi i seancës sqaroi se letërporositë e dërguara nga Shqipëria kishin humbur. Në një përgjigje të datës 19 shkurt 2010 të autoriteteve holandeze konfirmohej fakti i mbërritjes së letërporosisë, por bëhej e ditur humbja e dokumenteve. Në këto kushte, gjykata vendosi ridërgimin e letërporosive. Bëhet e ditur se në letërporosinë e dytë, të dërguar pak ditë më parë, ndodhen të njëjtat pyetje për Loshajn. Pak kohë më parë, me anë të një korrenspodence, Loshaj pranonte pyetjen për llogari të procesit. Por ai nuk pranonte të vinte në Shqipëri, pasi sipas tij, i rrezikohej jeta. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›