E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tritol pikës së karburantit,enigmë atorët e motivet

19/05/2005  Policia dyshon për atentat, pronari mohon

LUSHNJE - Një shpërthim eksplozivi është dëgjuar orët e para të ditës së djeshme në qytetin e Lushnjës. Shpërthimi ka ndodhur pikërisht në të dalë të këtij qyteti, në pikën e karburantit “Albrodia Petrol”, pronë e shtetasit Baki Taullau. Fatmirësisht, nuk ka patur dëme as materiale dhe as në njerëz.

Policia

Ekspertë të kriminales së Tiranës kanë mbëritur menjëherë në vendin e ngjarjes, me të marrë informacionin se në një pikë karburanti në Lushnje është hedhur një sasi eksplozivi.

Ata kanë nisur hetimet dhe, pa dhënë shumë detaje, kanë pohuar vetëm se bëhet fjalë për një sasi tritoli të ndarë në dy kallëpe të vendosura në katin e tretë të godinës së karburantit, godinë kjo e cila ishte në ndërtim e sipër. Sipas tyre, njëra kishte shpërthyer, ndërsa tjetra nuk ishte aktivizuar.

Sipas tyre, po hetohet në pistën e një kërcënimi të mundshëm të pronarit të karburantit nga persona rivalë në këtë biznes, ose në atë të ndonjë problemi personal, që ky i fundit mund të ketë pasur. Gjithsesi, tashmë këto janë dy pistat ku policia ka nisur hetimin.

Vendngjarja

Në katin e tretë të godinës së karburantit, çuditërisht, nga gjithë ai shpërthim i bujshëm ishte dëmtuar veç një tullë dhe rrëzuar një sasi e vogël suvaje në derën hyrëse të një prej ambienteve ende të padestinuara për llojin e funksionit të saj.

Vet Baki Taullau, pronari i kësaj pike karburanti, i ndodhur përballë një femnomeni të tillë, e ka përjashtuar në mënyrë kategorike këtë veprim si rast kërcënimi, apo dhe të ndodhur për ndonjë problem të vetin personal.

”Unë nuk kam asnjë hasmëri, apo problem me ndonjë person. Gjithashtu mund të them këtu po të ishte hedhur sasi tritoli do të ishte në erë jo vetëm kati i tretë, por dhe godina. Ajo që mund të ketë qenë them se ka qenë ndonjë shashkë, apo ndonjë kapsollë e hedhur pa teklif nga ndonjë fëmijë, apo dikush tjetër që nuk ka patur këtë qëllim që thuhet”, u shpreh Taullau.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›