Rënia e lekut në treg, Banka Qendrore ndërhyn për ta frenuar
21/10/2009 Shitjet me Ministrinë e Financave llogariten në 6.99 miliardë lekë
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti për të ruajtur ekuilibrat e lekut në tregun e këmbimit valutor. Më konkretisht, institucioni mbikëqyrës bankar ka shitur valutë në masën 1.93 miliardë lekë. Nëpërmjet shtimit të sasisë së valutës në treg u synua që të frenohej zhvlerësimi i lekut, një dukuri që ka nisur që prej fillimit të këtij viti. Sipas burimeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, këto ndërhyrje u përqendruan kryesisht në muajin prill dhe maj. Gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. “Shitjet me Ministrinë e Financave gjatë tremujorit të dytë llogariten në 6.99 miliardë lekë. Vëllimi i blerjeve me Ministrinë e Financave për këtë periudhë ishte 5.87 miliardë lekë. Blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 83.53 milionë lekë (Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim,” - bëhet e ditur në deklaratën e Bankës Qendrore. Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit. Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, mesatarisht 16.68 miliardë lekë në javë, si dhe instrumentin rregullues me maturim më të gjatë se një javë - marrëveshjen e riblerjes me maturim 3-mujor. Instrumenti rregullues u përdor në 5 raste, mesatarisht 3.4 miliardë lekë për ankand.