Reporterët e KE takojnë Presidentin Topi
Dy raportuesit e Këshillit të Europes David Uilshire dhe Jako Lakso po zhvillojne një takim me dyer te mbyllura me Presidentin e vendit Bamir Topi. Si rrallehere, sot ne mesdite ata do të njohin median me konkluzionet mbi konkluzionet e tyre
TIRANE-Dy raportuesit e Këshillit të Europes David Uilshire dhe Jako Lakso janë duke zhvilluar një takim me Presidentin e vendit Bamir Topi në pallatin e brigadave. Dy raportuesit pritet të japin sot konkluzione nga misioni i tyre dy ditor faktmbledhes në Tirane. Gjate dy ditëve të qëndrimit këtu ata kane vazhduar takimet me autoritete të larta të vendit si me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreun e PS, Edi Rama, politikane te spektrit te majte e te djathte. Reporterët shkuan gjithashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, zhvilluan takim me deputetin, Aleksandër Biberaj. Për median, raporterët kanë deklaruar vetëm se qëllimi i takimeve të tyre eshte mbledhja e informacionit për ligjin e lustracionit, ndërsa si rrallehere sot ne mesdite ata do të njohin median me konkluzionet mbi këtë ligj.
(d.b/News24/BalkanWeb)