E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani ne SHBA evakuohen banoret

Vijon alarmi për uraganin Sendi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Obama i ka bërë thirrje banorëve ta marrin seriozisht paralajmërimet, ndërkohë që autoritetet kanë marre masat e para për të parandaluar çdo të papritur. Guvernatori Endrju Cuomo tha se metrotë, urbanet dhe trenat janë mbyllur nga ora 19:00 e ditës së dielë. Rreth 375 mijë persona janë urdhëruar të evakuuohen në zonat që shtrihen në vende të ulëta dhe shkollat do të mbyllen.
Të hënën New York Stock Exchange dhe NASDAQ do të qëndrojnë të mbyllura.
Qyteti ka ndërprerë shërbimin e transportit nëntokësor, sikurse edhe Filadelfia.
Shërbimet hekururdhore janë ndërprerë në të gjithë bregun lindor. Mijëra fluturime vendore dhe ndërkombëtare për në SHBA-së lindore dhe jashtë saj, janë anuluar.
Erërat e Sandy-t do të bëhen më të fuqishme pasi parashikohet që të përzihen me një stuhi dimërore që vjen nga perëndimi i Shteteve të Bashkuara. Për pasojë një numër i madh shtetesh në bregun lindor kanë deklaruar gjendjen e emergjencës.
Më tepër se 60 milionë persona mund të preken nga stuhia, e cila parashikohet se do të prekë disa shtete të ndryshme të cilat konsiderohen si vendimtare për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Dy rivalët për president kanë modifikuar programin e tyre elektoral. Ndërkohë Presidenti Obama ka mbajtur një konferencë me shefat e ndërhyrjes së shpejtë për të diskutuar përgatitjet për stuhinë.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg urdhëroi 375 mije persona në zonat e ulëta të largohen nga shtëpitë e tyre. 76 shkolla publike janë vënë në dispozicion për banorët e evakuuar Nga uragani Sandy kanë humbur jetën rreth 60 persona në Ishujt Karaibe javën që shkoi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›