Retro/Press: Rreth Kongresit arësimuer të Tiranës
Dora doras qi gjeja e permrendshme e rrethanat e perjashtme të Shteti t’onë vinë tuej u permirsue, jeta shqyptare, ças me ças e në ma pak kohë se mund të mendohet, po i pershkon levizjet e evolucionit të vet, të cillave per ligjë të natyrshme, nuk mund u pushtoje, kshtu qi ditë per ditë jemë kahë himë nder lamije të reja, mendes s’onë i tfaqen orizonta ma të haptë, pikpamjet tona, per herë tuej u smadhue, marrin drejtime gjithnji ma të sugurta e ma të marra nder të gjitha rrethanat e nevojtë e jetës. Zhdrivllimi i shpejtë qi bani mantaliteti i shqyptarit nder keto pak vjet lirijet komtare, na çili shteg e na pru në ditë fatlume të muejshim me u kundrue per s’afermit njatë fakt të madh, i cilli po u muer per nji mend e po u vue me at cenë e delikatesë qi duhet, ç’me sod mund e dajnë fatin e Shqypnis per kohë t’ardhshme. Kongresi arësimuer qi do të bahet me 20 të kti mojit, prap po e thona, i bamun me të gjitha qyshket qi i perkasin, shenjon nji kohë të re per Shqypni. Të gjith sa janë qi i përkasin inteligjencës shqyptare, edhe me pase per t’u shkri per atme porsi voesa para diellit, kurr e kurr nuk kishin me i ba Shtetit e komit nji sherbim ma të madh, se i bajnë, po muejten me ja dalë e me themelue jeten mendore e morale të shqyptarit mi parime të sugurta e të shëndoshta. Qe e vetmja pikë qi do të zbatoje e do të vojë në vend kongresi, e po i ra në të, breznit e ardhshme kah që shikjue gjith herë porsi njatë lima prejë kahë e nis e mrijti nder ia kultura e gjytetnimi.
Kuer ministri i Arësimit i Austris në Shtatuer të vjetit 1867 grishi trupin arësimuer t’ati Shtetit të merrte pjesë në të parin kongres qi do t’u bare, nisi me kto fjalë, të cillat nji herit janë nji program e nji dishmi per ne: “Pra thotë çarkorja, pa da kend m’anet as per krahinë, as per ndryshim gjetjet të jetës a besimit, po i grishim të gjith pjestarët e arësimit. Jemë të sugurtë se, vepra e kongresit nuk ka me shkue hurgj, por ka me i dhanë Shtetit t’onë nji jetë e nji trajtë të re me rrjedhime të bindshme qi a me perftue. Per detyrë patriotike të gjith do të marrin pjesë e do të bashkëveprojnë për të mkamun e perforcim të Shtetit, e Shteti atherë asht i fortë kuer të mkamet e të naltohet gjeja arësimore, e kta ka me ndollë, kuer shkollat t’ona të jenë t’organizueme ma së mirit e të veprojnë me të gjith energjin e vet. Ky kongres ka per qellim me e gjetë mëndyren se si do të çohen në vend kto qyshke”. Qe në pak fjalë e caktueme landa, norma e qellimi qi çprejë së naltes minsitri deri në ma të mramin arësimuer në rasë të kti kongresit seicilli do të ketë para sysh.
Na të “Hylli të Dritës”, qi mas nji gojdhanes së padame gjurmë per gjurmë derë në ditë të sodit e patem per zemer e ndoqem çashtjen komtare, jo vetem me lak e me gjak, por edhe me fjalë e me shkrime, tuej kenë na sot marshtruesat e nji shkollës ma se 60 vjetsh, e cilla, jo vetun njehet nder ma të parat shkollë, por edhe zen nji rend të naltë nder shkolla të sodshme, si per organizmin si per numer nzansësh, tuej pasë mandej mrenda rrethit t’onë nji grup vehtjesh mjaft të fuqishme per kohë të sodit sidomos në lamë të literaturës, me gjith se nuk patem fatin me kenë të grishun me marrë pjesë në ket kongres, as na as ma i nalti auktoritet i Klerit, per detyrë e ndergjegje në ket rasë nuk mund i dahena bashkëveprimit; heshtimi i jonë kishte me kenë e padrejtë qi i bajmë komit e ndergjegjes, prandej do t’a çojmë zanin e do ta tfalim mendimin t’onë, tuej kenë të sugurtë se edhe po së kje kush sod qi na veshtron e na kupton, kohët e ardhshme kan me na e dijtë e me na e njoftë.
Pra, masi i studiuem e i shoshitem pikat per rreth të cillave do t’endet vepra e kongresit, mendimin t’onë mi to ja paraqitem disa arësimtarve ma të piketun e ma të marrun me kto çashtje, e ata e gjeten mendimin t’onë shqym t’arsyeshëm e të përshtatun nevojave të kohës e të vendit.
Pikë ma së parit guzimi i pa arsyeshëm e padurimi i disave qi shpupurishen porsi zorra në prush, kahë mendojnë se do t’u dalë me u kapë në shkakun të kulturës së popujve të qytetnuem, në kamë e në dorë, pa ra nder gjith ato të vueme në per të cillat kaluen popujt e tjerë per me mrrijtë në shkallë të përparimit qi sot i shofim, ky mendim i pa themel qi ditë per ditë po shkon tuej marrë hov edhe nder arësimtarë e po tfaqet e perhapet nder të gjitha mëndyrët e punët, na shtyn me e shenjue ket vrejtje, se me fuqi arësimore qi sod ka Shteti i jonë, nuk mund të krijohet nji system e nji program arësimuer aq i plotë në setcillen pikpamje, se mos të iket kush pse me vu në dorë në te per mot e jetë, nevojët e arësimit sod e mrapa kan me u pa perherë ma të kjarta e ma të hapta, se asht qellimi i kongresit me i shue të gjitha kto nevojë, por me caktue piken prejë kahë do të nisena, me na diftue rrugen për të cillen do të majmë e me na kjarue qellimin ku do të kapena.
Do të na mbushet mendja ne shqyptarve, se nuk jemë nji tjeter natyret se popujt tjerë të botës së gjytetnueme e prandej, po deshtem me i kapë punët per së marit, doemos do të pershkohena shkallë më shkallë neper liq të natyrshem, per me mrrijtë në shkallë të perparimit qi dishrojmë. Kush mendon ndryshej e me njiqinvjetore, aj nuk e shpejton, por smprapë e e çpartallon perparimin komtar.