E Diel, 1 Nëntor 2026

Reuters: Aspirantët për në BE duhet të presin gjatë

Artikulli
Analiza për sfidat e bashkimit pas lodhjes së qytetarëve nga zgjerimi dhe kriza

Justyna Pawlak*
Shumë vende që shpresojnë t’i bashkohen Bashkimin Europian, do të përballen me një pritje të gjatë, pasi reformat institucionale kanë shkaktuar një “lodhje nga zgjerimi” përreth BE-së. Komisioneri çek, Stefan Fuele, i cili pret të nisë punën si komisioner i zgjerimit javën e ardhshme, thekson se rritja e BE-së mund të rritet gjatë 5 viteve të ardhshme të mandatit të komisionit të ri që drejton Barroso. Por analistët politikë theksojnë se zgjerimi pritet të bëhet pjesë e problemeve të brendshme brenda Bashkimit, ku mund të dalin çështje dypalëshe, por edhe raste më të komplikuara që lidhen me implementimin e Traktatit të Lisbonës. Në një të ardhme të shpejtë, Bashkimi Europian do të jetë i pushtuar nga një vetëdepresion”, thotë Daniel Korski, pjesëtar i thinj-tank-ut të njohur “Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë”. Shumë liderë të BE-së nuk po shohin një përfitim nga zgjerimi. Vendet që do t’i bashkohen BE-së, duke përfshirë Turqinë, janë: Islanda, Shqipëria dhe ish-Republikat Jugosllave, përjashtuar Slloveninë, që u anëtarësua në vitin 2004. Islanda dhe Kroacia shpresojnë të anëtarësohen në vitin 2012. Për ta arritur këtë, ata kanë zbatuar të gjitha reformat ekonomike dhe politike, të cilat janë të nevojshme për të arritur standardet e BE-së dhe të ndryshojnë të gjitha ligjet në linjë me ato të Bashkimit. Bashkë me këtë proces që po merr mjaft kohë, aspirantët për anëtarë mund të hasin gjatë rrugës me pengesa të tjera. Sondazhet e opinionit bëjnë të ditur se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian janë të shqetësuar nga kostoja e zgjerimit dhe mendojnë se anëtarësimi i rajonit të Europës Juglindore, i cili është shumë i varfër, mund të shkaktojë probleme në jetën e tyre.
Fuele, i cili do të nisë punën e re më 9 shkurt, gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin Europian, inkurajoi perspektivën për anëtarët e rinj. “Zgjerimi ka transformuar vendin tim dhe jetën time. Ai ktheu shpresën dhe dinjitetin për miliona njerëz”, tha ai. Por edhe pse kujdesi mbizotëron në vendimmarrësit e BE-së, ai tha se ky proces nuk do të jetë i shkurtër. Këto komente kanë reflektuar një mbështetje të dobët ndërmjet liderëve të BE-së për zgjerimin. Qeveritë e qendrës së djathtë në Gjermani dhe Francë janë të shqetësuara nga diferencat e kulturave ndërmjet Turqisë me shumicë myslimane dhe kanë sinjalizuar kundërshtimin e tyre për anëtarësimin e Ankarasë. Por ky proces ka ulur ritmin e paqes me anëtarin e BE-së, Qipron, pasi Turqia ka refuzuar hapjen e porteve të saj për greko-qipriotët. Maqedonasit shpresojnë të arrijnë një progres për emrin me Greqinë dhe Kroacia po përpiqet të mbyllë çështjet kufitare me Slloveninë. Ndërkaq, serbët kanë shpresë të kenë një përfitim nga marrëveshja për vizat, prej së cilës patën favore dhe maqedonasit, dhe malazezët. Por progresi i Beogradit varet vetëm nga bashkëpunimi me Gjykatën e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë. “Kemi përpara shumë punë, shumë diplomaci për t’i mbyllur këto negociata”, thekson një i dërguar i BE-së.
*Marrë me shkurtime nga “Reuters”

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›