E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është koha të hapen dosjet pa përjashtim

Të përndjekurit

Të përndjekurit politikë kërcënuan dje me protesta nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin e lustracionit. Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, deklaroi dje se ky vendim i marrë tregon se administrata shqiptare ende nuk është pastruar nga ish-sigurimsat e shtetit. “është koha të hapen dosjet pa përjashtim për të gjitha administratën, politikanë, që nga nëpunësi i thjeshtë e deri te kryetari i shtetit. çdo heshtje ndaj hapjes së dosjeve do të na detyrojë të nisim protestat demokratike për të pastruar politikën nga e kaluara e diktaturës”, deklaroi Ndregjoni. Në mënyrë të herëpashershme ish të përndjekurit kanë kërkuar edhe hapjen e dosjeve dhe largimin e ish-sigurimsave të shtetit nga postet e rëndësishme në politikë, administratë dhe gjyqësorë. Sipas tyre, shoqëria shqiptare duhet të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara e saj komuniste.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›