E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexha, koncert në Akademi



Stina koncertore e Akademisë së Arteve ngjit në skenë pianisten Merita Tërshana Rexha. Sot, në orën 19:00 në sallën e koncerteve në AA, nën drejtimin e dirigjentit Alqi Lepuri, pianistja Tërshana ofron një program të pasur me vepra të përzgjedhura nga repertori i muzikës shqiptare e botërore. Koncerti nis me “4 tabllo simfonike”, nr. 3 “Trimat e nënës” dhe nr. 4 “Vallëzon Shqipëria”, të kompozitorit Sokol Shupo, vijon me një “Koncert për piano dhe orkestër” nga çesk Zadeja, për ta mbyllur me “Preludet”, Poemë simfonike nr. 3, nga Franz List. Merita Tërshana Rexha, pedagoge pranë Akademisë së Arteve, është një nga pianistet më të mira shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, ajo u shpall “Instrumentistja më e mirë e vitit 2009” nga çmimet “Kult”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›