Votim në Kuvend për drejtuesit e PS-së
Sot në seancën e paradites do të votohet për krerët e komisioneve parlamentarëve nga opozita si dhe për nënkryetarin e Kuvendit që do t’i përkasë përsëri opozitës. Konferenca e Kryetarëve vendosi që sot 3 kryetarët e komisioneve parlamentare të opozitës, nënkryetarët e 5 komisioneve të tjera të votohen me konsensus si dhe për nënkryetarin. Kështu kryetare e Komisionit të Integrimit do të votohet Ermelinda Meksi, Kryetare e Komisionit të Medias dhe Edukimit do të jetë Valentina Leskaj si dhe Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë, Punët Sociale do të jetë Et’hem Ruka. Deputeti Namik Dokle pritet të votohet si nënkryetari i Kuvendit. Për herë të parë Kuvendi do të ketë 3 nënkryetarë, Ardian Turkun, Nasip Naçon si dhe Namik Doklen.