Vendimi, bluzat e bardha nenshkruajne per 4 vjet
Kontratat e mjekeve specializante tashme nuk do te jene me 5-vjecare por vetem 4, ky eshte vendimi qe ka marre Ministria e Shendetesise per 183 specializantet e rinj. Ka qene vete ministri Ndoka, i cili ka firmosur keto kontrata, nderkohe qe ka garantuar se te tjera specializime do te vijojne. Sipas projekteve, Ministria e Shendetesise se bashku me Fakultetin e Mjekesise, po mendon per organizimin e specializimeve te tjera, brenda ketij viti, duke perfshire dhe specialitete te tjera si mjeku i urgjences, menaxhimi shendetesor dhe pergatitjen e nenspecialisteve. "Sistemi shendetesor paraqet edhe probleme qe kane te bejne me numrin e profesionisteve te shendetesise, shperndarjen gjeografike jo te baraspeshuar si dhe shperndarjen e pabarabarte midis niveleve te kujdesit shendetesor", eshte shprehur Ndoka. Sipas tij, jane levizjet e medha demografike brenda e jashte vendit, tranzicioni dhe interesi ekonomik te cilet kane bere qe specialistet te perqendrohen ne qytetet kryesore dhe qe rrethet periferike te ndodhen ne veshtiresi per personel te kualifikuar. Ministri Ndoka ka theksuar edhe nje here rikthimin e specializimeve pas 3 vjeteve mungese. Perzgjedhja e specializanteve, te cilet firmosen kontraten gjate dites se djeshme, u be pas nje konkursi te organizuar nga Fakulteti i Mjekesise. Sipas procedurave te percaktuara, per te gjithe ata specializante qe vijne nga spitalet e rretheve nuk paguajne tarife shkollimi, por lidhin kontrate me spitalet nga vijne, qe, kur te perfundojne specializimin, do te shkojne te punojne 4 vjet ne rrethin e tyre. Ndersa ata kandidate qe aplikojne per kuotat e lira, paguajne tarifen e shkollimit qe eshte 150 mije leke te reja ne vit, por pas perfundimit te specializimit nuk jane te detyruar te shkojne te punojne ne spitalin e rrethit. Per studentet qe dalin me rezultatet te shkelqyera, iu hiqet tarifa e specializimit per vitin e ardhshem.