Rexhepi: Në Mitrovicë të funksionojë ligji

Kreu u komunës së Mitrovicës,deklari se incidente në Mitrovicë po shkaktohen nga strukturat paralele serbe. Në një takim me një delegacion të ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë së Holandës Rexhepi theksoi se ka grupe kriminale, të cilat nuk duan rendin e qetësinë. Ai tha se para së gjithash në këtë pjesë të vendit ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit, në mënyrë që të krijohet një ambient i sigurt për të gjithë pa dallim të përkatësisë etnike.Rexhepi deklaroi se funksionimi i rendit dhe ligjit do të hapte mundësi edhe për zhvillim ekonomik dhe për investime në Mitrovicë e do të qetësohej situata dhe njerëzit do të mund t'i ktheheshin normalitetit dhe jetës së përditshme.