Shkodër, mbeten të izoluar 20 mijë banorë
Me gjithë përmirësimin e motit, banorët në zonat e thella malore të Qarkut të Shkodrës vazhdojnë të jenë të izoluar. Problem në këto ditë, tashmë nuk janë reshjet e borës, të cilat kanë pushuar së rëni, por temperaturat e ulëta, ///////////që kanë bërë që bora e rënë nën efektin e temperaturave të ulëta deri në -10 gradë Celsius të ngrijë e të krijojë shtresë akulli, që e bën rrugën të pakalueshme. Aktualisht, në të gjithë Qarkun e Shkodrës, në rrethet Shkodër, Pukë e Malësi e Madhe, numërohen rreth 20 mijë banorë të izoluar. Për shkak të borës vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët e Tamarës, Vermoshit, Lëpushit, Selcës dhe Bogë-Theth në Malësinë e Madhe. Në Shkodër janë të bllokuara rrugët Prekal-Mali i Shoshit, si dhe të gjitha rrugët e brendshme të Komunave Shosh dhe Shalë të Dukagjinit. Ndërsa në Rrethin e Pukës janë të pakalueshme rrugët Pukë-Qelëz, Kryezi-Iballë, rrugët e brendshme të komunave Iballë dhe Fierzë. Rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.