Rezervat e gjakut, drejt fundit
Mbyllja e shkollave, përfundimi i sezonit të provimeve ka sjellë edhe uljen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.
Kontribuuesit më të mëdhenj në këtë "fushë" janë studentët e fakulteteve. Por jo vetëm ata, ajo që ka çuar në boshatisje të rezervave të gjakut, janë edhe mbyllja në masë e sezonit të operacioneve me planifikim. Temperaturat e larta, por nga ana tjetër edhe shtyrja e operacioneve, të cilat mund të presin të kryhen në një sezon më të freskët, ka ulur edhe numrin e dhuruesve familjarë, të cilët shtojnë në mënyrë të konsiderueshme rezervat e gjakut. Punonjësit e shëndetësisë pranë qendrave të lëvizshme apo të palëvizshme të transfuzionit të gjakut, ankohen për sensibilizimin e pakët të popullatës për të dhuruar gjak dhe nga ana tjetër, edhe për mungesa të fushatave të ndërgjegjësimit të qytetarëve.
Bankat e gjakut raportojnë se, janë ende shumë larg raportit të rezervave me plotësimin e nevojave, ndërsa mungesat janë të shumta. Kontingjenti më i madh i rezervave të gjakut përdoret për të sëmurët kronikë, në mënyrë të veçantë për talasemikët.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga analiza e kryer vit pas viti, rezulton se në bankat e gjakut është rritur numri i dhuruesve vullnetarë, pavarësisht kësaj janë të pamjaftueshëm për të përmbushur të gjitha nevojat spitalore. Problem, gjithashtu, mbeten edhe grupet e ndryshme të gjakut, ku gjetja e dhuruesve të kësaj kategorie është edhe më e rrallë.
Një vit më parë në të gjithë vendin, janë kryer më shumë se 20 mijë dhurime gjaku.
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut raportoi dje në nivel kombëtar 20129 dhurime gjaku, rreth 2500 më shumë se një vit më parë. Nga këto 54 për qind kanë qenë dhurime familjare, 15 për qind dhurime vullnetare dhe rreth 31 për qind dhurime të paguara.
Me gjithë apelin e dy muajve më parë për të dhuruar gjak, shumë pak qytetarë janë solidarizuar për të dhuruar gjak dhe për të ndihmuar pacientët, të cilët e kanë këtë produkt pjesën më të rëndësishme për të jetuar.