E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta e PE-së përçan Maqedoninë

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 15:00

Rezoluta e Parlamentit Evropian, në të i cilën përveç rekomandimit për çeljen e negociatave me Maqedoninë, kërkohet edhe zgjidhje e shpejtë e kontestit rreth emrit me Greqinë, komentohet në forma të ndryshme nga analistët në Shkup.

Disa thonë se kërkesat për zgjidhje të shpejta mund të dëmtojnë procesin, ndërsa të tjerë thonë se zgjidhja nuk duhet të vonohet, pasi Maqedonia përfundimisht mund të humbë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Duke komentuar rezolutën e Parlamentin Evropian, në të cilën bëhet thirrje për zgjidhjen e shpejtë të kontestit rreth emrit me Greqinë, si kusht i rëndësishëm për afrimin e mëtejmë të Maqedonisë drejt BE-së, analisti, Dimitar Mircev vlerëson se zgjidhjet e shpejta dhe të imponuara, nuk janë alternativë e mirë, pasi, në vend të zgjidhjes mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha.

Ndërkohë, Elena Andrevska, ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore, i vlerëson reale thirrjet drejtuar qeverisë së re për zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit dhe zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e rezolutës është thirrja për zgjidhjen e situatës së rënduar politike në Maqedoni përmes zgjedhjeve demokratike e me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›