E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia nuk pranon trysninë e OBT-së

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 15:31

Përderisa Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), nuk e ka pranuar Rusinë si anëtare me të drejta të plota, atëherë s’ka asnjë të drejtë morale apo ligjore që t’i kërkojë llogari asaj, apo t’i vërë kushte.

Një fakt të tillë, e ka bërë me dije kryeministri rus, Vladimir Putin, duke u shprehur mjaft i revoltuar nga trysnitë që OBT, sipas tij, ushtron ndaj Rusisë për çështje të veçanta ekonomike-tregtare ndërkombëtare.

“Rusia nuk do t’u nënshtrohet rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) deri sa të bëhet anëtare e plotë”, është shprehur Putin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjale afrimi ndaj Rusisë dhe premisa për anëtarësim të saj në OBT, përmes vizitës së fundit të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Moskë para disa javësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›