Ri-pikturim në Galeri
Gjashtë piktorë që nuk kanë asgjë të përbashkët në stilin e tyre do të ripikturojnë muret e Galerisë Kombëtare, ndërkohë që është në një fazë rikonstruksioni dhe muret e saj do të rilahen. Ksenofon Dilo, Agim Kadillari, Xheneta Kadillari, Skënder Kamberi, Heldi Pema, Sali Shijaku dhe Taso janë përfshirë në projektin e quajtur “Ri-pikturim. Një Ekspozitë mbi Shtresëzime” që do të përdorin historinë dhe arkitekturën e Galerisë Kombëtare të Arteve, si bazë për të zhvilluar një mënyrë të veçantë pikturimi e cila është e lidhur me vetë ndërtesën. “Ri-pikturim” konsiderohet si një ngjarje e paprecedente, e cila duke shfrytëzuar interioret e Galerisë të Arteve, do t’i kthejë ato në studio arti. Ekspozita e përdor gjendjen aktuale të rinovimit që po kryhet në GKA, si një pikënisje, duke shndërruar sallën e kuqe të “zbrazët” që dikur përmblidhte koleksionin e realizmit socialist, në një hapësirë studioje, ku secili piktor do të pikturojë njërën nga veprat e tij që daton nga periudha komuniste. Veprat e reja mund ose mund të mos ndryshojnë nga veprat origjinale, por artistët do t’i përdorin këto të fundit, si nxitës për një interpretim të ri. “Ky ripunim që po ndodh në GKA, një vend që ka pësuar vetë transformim: nga përfaqësimi i artit ideologjik socialist, përfshi edhe veprat të cilat ju referohen artistet, tek tendencat e reja në art siç perceptohen sot”, - thuhet në njoftimin për shtyp. E konceptuar njësoj si në një arkeologji të përmbysur kulturore, artisti ose piktorët e ftuar do të prodhojnë- ri-pikturojnë, drejtpërdrejt në muret e Galerisë. E ndjekur nga faza finale e rinovimit, ekzistenca e këtyre veprave, ka vetëm një natyrë të përkohshme, pasi menjëherë pasi të përfundohen, ato do të lyhen me një shtresë të re boje, që do të shënojë në këtë mënyrë, fillimin e ekspozimit të ri të koleksionit të përhershëm dhe do të përcaktojë fundin e ekspozitës mbi shtresëzime. Fokusi i ekspozitës, do të jetë mënyra se si lidhen me njëri-tjetrin, këndvështrimi i publikut, perceptimi i artistëve dhe muzeu si institucion shtetëror. “Fakti që ekspozita është planifikuar të hapet gjatë fazës së rinovuese të GKA-së dhe “zbrazësia” e saj e përkohshme, bëjnë të mundur që ekspozita të çelet në një moment, ku pamja e vjetër e institucionit nuk është zhdukur plotësisht dhe kur ende nuk ka dalë në dritë pamja e re. Performanca e artistëve në muret e Galerisë kthehet në një gjest simbolik: një deklaratë mbi atë që duket dhe mbi atë që nuk duket, historitë paralele të artit dhe e fundit jo më e pakta, një pasqyrim i divergjencave mes personales dhe institucionales”.
Për këtë ekspozitë janë ftuar një grup piktorësh, të cilët kanë formëzuar pikturën shqiptare për shumë dekada në mënyra dhe tonalitete krejt të ndryshme. Sali Shijaku do t’i referohet pikturës së tij të famshme “Punëtorët në studion e piktorit”.
Skënder Kamberi kthehet në ambientet e Galerisë me një pikturë të famshme socialiste, të cilën e pat mbajtur në studion e tij private. Agim Kadillari përdor eksperiencën e tij në pikturimin peizazheve për të ridimensionuar kufijtë hapësinore gjatë regjimit komunist. Një grafikë e vjetër e Xheneta Kadillari do t’i shërbejë si baza për të ri interpretuar këtë imazh nëpërmjet ngjyrave të shtuara dhe burimeve të dritës. Vepra që do të ri-pikturojë Ksenofon Dilo dhe Taso do të jetë surprizë.
Progresi dhe format përfundimtare të pikturave do të reflektohen dhe do të rezultojnë në një vepër të re nga artisti Heldi Pema. Vepra e tij do të prezantohen në natën e hapjes së ekspozitës së bashku me pikturat e përfunduara murale si dhe pikturat prej të cilave ato rrjedhin.
Gjatë periudhës 10-ditore që do të zgjasë prodhimi i pikturave, një “studio” do të jetë e hapur për publikun, që do të vëzhgojë lindjen e pikturave dhe transformimin e hapësirës në bazë ditore. Vizitorët janë të ftuar të komunikojnë me artistët dhe piktorët dhe të diskutojnë mbi veprat dhe mendimet e tyre lidhur me ri-pikturimet.
“Ri-pikturim. Një ekspozitë mbi shtresëzime”, është e kuruar nga Andre Siegers dhe Sonja Lau.