Suksesi i Kosovës, sukses edhe i SHBA-së
Nga Joseph Biden*
Rruga për pavarësi e Kosovës ka qenë e gjatë dhe e dhimbshme. Kosova ka përjetuar spastrimin më të madh etnik pas Luftës së Dytë Botërore nga regjimi i diktatorit Sllobodan Millosheviç. Pavarësia ishte opsioni i vetëm dhe është absolutisht e pakthyeshme. Pavarësia juaj është e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme. Është privilegj që jam në Kosovë dhe ju falënderoj për pritjen që më është bërë. Është privilegj që të kthehem dhe, megjithëse pak me vonesë, t'ju uroj ditëlindjen e pavarësisë. Po ashtu, të shpreh falënderimet e mia për Presidentin dhe nderimin që më është bërë me “Medaljen e Lirisë”. Para se të vija në Kosovë, kam pasur shqetësime, por me të mbërritur në Kosovë, kam parë që vendi ka përparuar në shumë aspekte. Suksesi i Kosovës së pavarur është edhe sukses i politikës amerikane edhe për atë se deri më tani Kosova është njohur nga 60 vende, duke shprehur kënaqësinë që edhe Arabia Saudite e ka njohur Kosovën. Është me rëndësi pranimi i Kosovës në Fondin Ndërkombëtar dhe premtoj ndihmën ekonomike të SHBA-ve për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ne mund të shprehemi edhe për suksesin e Kuvendit në miratimin e shumë ligjeve të Pakos së Ahtisarit dhe porosis ligjvënësit që të vazhdojnë me forcimin e gjyqësorit, që është themeli i çdo demokracie. Gjithashtu, apeloj që të afrohet sa më shumë komuniteti serb i Kosovës dhe porosis që të ruhet trashëgimia shumë e pasur kulturore si dhe të kultivohet toleranca fetare. Demokracia shumetnike është simbol i unitetit.
Për përvojat tona, kur një vend demokratik është i bashkuar me demokracitë e tjera, të gjitha gjërat që i ka kaluar ky vend, do të kenë një mënyrë më të mirë për t'i tejkaluar. Unë jam shumë optimist për këtë dhe e falënderoj qeverinë për mikpritjen.
SHBA-të e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk ka kthim prapa, kjo është e para. E dyta, qëndrimi i SHBA-ve është se Kosova në tërësinë e saj duhet të jetë unike, kjo është kërkesë themelore, ky është qëndrimi i politikës amerikane për Kosovën. Dhe e treta, unë mendoj se qeveria e Kosovës ka bërë përparim në këtë vit të parë të pavarësisë, kjo është për t’u lavdëruar, ndërsa elementi kritik është se qeveria të punojë që Kosova të jetë një shoqëri shumetnike, për këtë do ta keni mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve.
*Zëvendëspresident i SHBA-së