‘Shqipëria ka nevojë për Champions’
Leonard Karaj
T’i kthejmë Shqipërisë, Islandës, Maltës yjet e futbollit evropian dhe botëror". Ky është mesazhi i dhënë nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në kongresin e zhvilluar së fundmi në Izrael.Numri 1 i Qeverisë së Futbollit Evropian i është rikthyer sërish një ëndrre të hershme e cila bëhej publike para tre vitesh e gjysmë kur ai vendosi të kandidonte për herë të parë për postin e presidenti të UEFA-s. Asokohe Platiti sygjeroi ndryshimin e formulës së Kupës së Kampioneve me qëllim që skuadra të mëdha të mund të shortohen edhe ndaj skuadrave modeste në vende kryesisht me futboll më të dobët. Qëllimi i vetëm: rikthimin e fansave të këtyre vendeve drejt futbollit dhe të një atmosfere më emocionuese.
Platini
"Kur kam qenë futbollist te Juventus kam pasur rastin të luaj në shumtë vende të Evropës Lindore, kjo pasi shorti mund të të binte të luaje edhe ndaj skuadrash si në Shqipëri apo Islandë. Një gjë e tillë mund të mos ishte shumë reklamuese në pamje të parë për skuadrat e mëdha por absolutisht ishte për fansat në këto vende, të cilët mezi prisnin të tilla përballje. Tashmë që shumë gjëra kanë ndryshuar, edhe futbolli është larguar nga fansat e shumë të këtyre vendeve ndaj duhet që t'ua kthejmë sërish atyre duke gjetur një formulë tjetër për të tilla kompeticione evropiane", ka pohuar Mishel Platini. Në pak fjalë presidenti i UEFA-s dëshiron që të mos ketë tur pre-eliminator në Kupat e Evropës por një shortim të drejtpërdrejtë çka do ti jepte mundësi që skuadra të mëdha si Inter, Real Madrid, Barcelona, Milan, Mançester Junajtid, çelsi, Bajern i Mynihut, etj të përballen edhe me skuadra modeste, për shembull ndaj Kampiones së Shqipërisë, Maltës, Armenisë, Lituanisë, Estonisë, etj.
Presidenca
Ndërkohë Platini ka zyrtarizuar edhe rikandidimin e tij për postin e presidentit të UEFA-s, zgjedhje këto që do të bëhen në majin e 2011-ës. 54-vjeçari pati marrë drejtimin e UEFA-s në vitin 2007 pasi fitoi ndaj Lenart Johanson. "Më kanë bërë pyetje mbi të ardhmen time. Di t'ju them se jam i gëzuar që jam president i UEFA-s dhe jam i gëzuar edhe që kam punuar dhe po punoj me të gjithë ju. - u ka thënë delegatëve Platini. - Kemi edhe shumë punë për të bërë ndaj jam i kënaqur që ju informoj se do të kandidoj sërish për kreun e UEFA-s". Platini është kritikuar mjaft nga anëtarë të federatave në Evropë lidhur me vendimin e bërjes së kampionatit evropian të 2012-ës në Ukrainë dhe Poloni, duke shpenzuar edhe shumë para, pasi këto vende nuk kanë stadiume të standardeve që kërkohen nga UEFA. Por pikërisht për këtë gjë, për të zhvilluar futbollin sa më shumë në Lindje, Platini mbështeti kandidaturat e këtyre dy vendeve, madje beson shumë se EURO 2012 do të jetë padyshimtin më të vogël një sukses.