Rihapen dosjet e vjetra, pritet zbardhja e 2 vrasjeve
GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës vë në qendër të vëmendjes dosjet kriminale të vitit 1997.
Sipas shefit të Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Qarkut, Afuz Basha, nga pesë dosje të rihapura, dy prej tyre janë për krimin e vrasjes ndërsa pjesa e ngelur për vjedhje të përmasave të mëdha. “Arrestimi në një kohë të shkurtër i dy personave përgjegjës së krimit të vrasjes së një 35-vjeçareje nga Delvina në marsin e vitit 1997, është një tregues i pamohueshëm i luftës pa kompromis që ka ndërmarrë Policia e Krimeve të Rënda të Gjirokastrës”, ka pohuar për “Panorama”-n, Basha. Mësohet se nga strukturat e kësaj policie janë në prag të evidentimit të autorëve të tri ngjarjeve me vjedhje me pasoja në zonën jugore. Gjithashtu grabitja e mallrave me vlera monetare të konsiderueshme në disa maune nga një grup njerëzish nën presionin e armëve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë gjatë vitit 1998, është një prej ngjarjeve që policia e Gjirokastrës ka marrë në shqyrtim dhe që mjaft shpejt pritet të ndërhyhet për prangosjen e autorëve. p.n