SHBA: Keni strategji antikrim, por s‘kemi parë t’i zbatoni ato
TIRANE - Ambasadori amerikan dhe ai i BE-së në Tiranë kërkuan nga Qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme që të jenë efektivë në zbatimin e strategjive antikrim dhe në mbrojtjen e
dëshmitarëve të krimit të organizuar dhe viktimave të trafikut. Diplomatët e huaj vlerësuan strategjitë antikrim por thanë se nuk kanë parë që ato të zbatohen efektivisht nga autoritetet shqiptare. Ambasadori i SHBA-së, John Withers, tha se institucionet dhe Qeveria duhet të jenë më të shpejtë në vënien në zbatim të strategjive në luftën ndaj kriminalitetit. Ndërkaq ambasadori i Shteteve të Bashkuara, përpara ministrit të Brendshëm Nishani, zëvendëses së tij, Zajmi dhe kryeprokurores Ina Rama u shpreh se, strategjitë duhet të jenë më tepër të efektshme duke prekur më mirë problemet. Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, Helmut Lohan, “në të ardhmen duhet t’i kushtohet vëmendje në veçanti mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve të trafikut, çështje të trajtuara edhe në raportin e fundit të “Amnesty International””. Në raportin e fundit të kësaj organizate thuhej se në Shqipëri ishte bërë shumë pak në drejtim të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Strategjia antitrafik e policisë shqiptare u prezantua dje në një takim nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, zëvendësja e tij për luftën antitrafik, Iva Zajmi. Kreu i dikasterit të Brendshëm shtoi se, statistikat dëshmojnë një ulje të fenomenit të trafiqeve në vend. Sipas ministrit, tashmë kërkohet një angazhim më i madh i të gjitha strukturave shtetërore dhe joshtetërore për të siguruar mbrojtjen dhe mbështetjen e çdo viktime të trafikut. Strategjia e prezantuar dje kundër trafikimit të njerëzve, përmban një plan kombëtar veprimi në të cilin janë pasqyruar masat dhe veprimet që do të ndërmerren gjatë zbatimit të saj, si dhe institucionet përkatëse. Në këtë strategji dyvjeçare 2008-2010, është parashikuar edhe një buxhet i posaçëm për ç’do ministri, për të realizuar këtë iniciativë. Në dokument është parashikuar një bashkëpunim të pushtetit vendor me organet qendrore kundër trafikut. Pjesëmarrësit në takim pranuan se shqetësim gjatë viteve të fundit ka qenë shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime lypësie brenda apo jashtë vendit. d.b