E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet për në Itali, botohen rregullat për aplikantët

Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë në universitet italiane duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh e procedurash. 

Për t’u ardhur në ndihmë ambasada italiane publikon udhëzimet për hapat që do të hedhin si dhe kriteret që duhet të plotësojnë për t’u pajisur me vizë. Janë përcaktuar edhe datat e dorëzimit të dokumenteve. Kusht për të nisur studimet në Itali mbetet certifikata e njohjes së gjuhës italiane CELI 3. Përjashtohen nga ky rregull studentët shqiptarë të seksioneve dygjuhëshe italo–shqiptare. “Nga data 3 qershor 2008 të gjithë aplikantët mund të tërheqin falas, pranë hyrjes së Ambasadës materialin përkatës që përfshin: formularët, udhëzimet e nevojshme si dhe kalendarin për paraqitjen e kërkesës për regjistrimin paraprak”, thuhet në njoftimin për mediat të ambasadës italiane. Sipas këtij njoftimi, kërkesat e regjistrimit paraprak do të dorëzohen personalisht pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë nga data 10 deri në 25 qershor, sipas një kalendari të caktuar të cilin do ta gjeni në materialin përkatës. Këtë vit, me synim që t’u vijmë në ndihmë nevojave të studentëve shqiptarë, i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin paraprak mund të gjendet dhe të shkarkohet edhe nga faqja Internetit e Ambasadës: www.ambtirana.esteri.it.”

UDHEZIMET KRYESORE
Bejme me dije se per te kryer regjistrimin paraprak prane Universitete Italiane eshte e nevojshme te dorezoni prane Kancelerise Konsullore te Ambasades Italiane ne Tirane dokumentacionin e meposhtem, te cilin do ta gjeni brenda nje dosje te parapergatitur enkas dhe gratis, ne dispozicionin tuaj, prane sportelit te kesaj Ambasade, duke filluar nga data 3 qershor 2008.
1. kerkesa per regjistrimin paraprak (Modeli A), plotesuar ne çdo pjese te tij, ne origjinal (perpara dhe prapa) si dhe pas plotesimit duhet t’i beni edhe 2 fotokopje te panoterizuara, por te plota te te dyja faqeve.
VINI RE: Vetem nje dege keni te drejte te perzgjidhni dhe te shkruani ne formular.
KUJDES: DEGA E PERZGJEDHUR NUK MUND TE NDRYSHOHET ME.
Per te perzgjedhur degen, keshillohet te konsultoni listen ne adresen e internet: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
2. Formulari i Autentikimit te Fotografise, i plotesuar me te gjitha te dhenat tuaja anagrafike perkatese, ne origjinal, duke konsultuar saktesisht pasaporten tuaj. Me pas, pas plotesimit, edhe ketij formulari duhet t’i beni edhe 2 fotokopje te panoterizuara, por te qarta.
Titulli Perfundimtar i shkolles se mesme ne origjinal. (Deftese Pjekurie).
Studentet te cilet kane humbur deftesen origjinale, mund te paraqesin nje Vertetim zevendesues, qe te permbaje notat e te gjitha viteve.
Studentet e regjistruar ne vitin e fundit, dhe qe do te marrin Deftesen e Pjekurise ne vere 2008, do te paraqesin nje Vertetim Notash, qe tregon frekuentimin dhe notat e tre viteve te para si dhe te simestrit te pare te vitit te katert, me detyrimin per te dorezuar Deftesen e Pjekurise ne origjinal prane Ambasades, sapo ta marrin ate, sebashku me Çertifikaten e Matures Shteterore.
VINI RE: TITUJT E STUDIMIT DUHET:
Te jene te perkthyer ne italisht, te vertetuara nga noteri dhe te legalizuara prane Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare;
firma e Drejtorit te shkolles qe i ka leshuar duhet te vertetohet nga Drejtori Arsimor i rrethit perkates dhe firma e ketij te fundit  te vertetohet nga Funksionari i Ministrise se Arsimit. Ky vertetim duhet te perkthehet ne italisht dhe te legalizohet nga Ministria e Jashtme shqiptare.
Nevojiten 2 fotokopje te formularit A1 te regjistrimit ne 2 provimet me zgjedhje. Kujtojme se per t’u regjistruar ne Universitetet italiane kerkohen te njejtet tituj studimi te cilet nevojiten per regjistrim edhe ne Universitet Shqiptare. Per kete arsye, qe ne fazen e regjistrimit paraprak, eshte e domosdoshme te bashkengjisni (per ata te cilet nuk kane marre ende Çertifikaten e Matures Shteterore), DY fotokopje te formularit te regjistrimit ne dy provimet me zgjedhje (Formulari A1).
Gjithashtu edhe 2 fotokopje te Çertifikates se njohjes se gjuhes italiane, (CELI 3), te leshuar nga istitucionet e autorizuara nga Ministria e Arsimit Italiane, dhe qe mund t’i gjeni duke konsultuar faqen e kesaj Ministrie ne internet, ne adresen: www-miur.it -  ne zerin “Università”.
Origjinali si che dy fotokopje te PLOTA te titullit te studimit dhe te perkthimit perkates, te te gjitha faqeve, perfshire ato ku jane vendosur vulat e Drejtorise Arsimore, te Ministrise se Arsimit dhe te Ministrise se Jashtme.
fotokopje e pashaportes (faqja ku ndodhet fotografia)
2 fotografi me ngjyra
Dokumentat duhet te futen ne zarf mbi te cilin te shkruhet qarte:
* Emri dhe mbiemri i studentit
* Universiteti, Fakulteti, Dega e studimit
* Numri i telefonit (celular, telefon shtepie, apo edhe e-mail-i nese keni))
* Mesatarja e notave (vetem per studentet qe e kane marre deftesen e pjekurise)
PER CDO PAQARTESI APO DETAJ TE METEJSHEM, IU LUTEM KONSULTONI EDHE UDHEZIMET PLOTESUESE, QE NDODHEN NE DOSJEN TE CILEN DO KENI MUNDESI TA TERHIQNI PRANE SPORTELEVE TE KESAJ AMBASADE, DUKE FILLUAR NGA DATA 3 QERSHOR 2008.
KUJDES!!!!: Keto informacione jane te vlefshme vetem per ata studente te cilet pasaporten e kane terhequr prane komisariateve te rretheve ne vijim: Tirane, Durres, Kavaje, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqize, Mat, Kruje, Kurbin, Pogradec, Korçe, Devoll dhe Kolonje. Te tjeret, jane te lutur t’i drejtohen Konsullatave Italiane respektive, ne Vlore e Shkoder, sipas Jurisdiksionit perkates.
U D H E Z I M E  PLOTESUESE
Te gjithe studentet shqiptare te cilet plotesojne kerkesat per regjistrim prane Universiteteve shqiptare  dhe qe kane kaluar me sukses te dy provat me shkrim e me goje te provimit per njohjen e gjuhes italiane (CELI 3), kane te drejte te paraqesin kerkese per regjistrim paraprak prane Universiteteve italiane. Kerkesat do te nisen me pas, nga ana e Kancelerise Konsullore te Ambasades Italiane ne Tirane, drejt Universitetit italian te perzgjedhur, i cili edhe do te vendose ne fund mbi praninim e studenteve, sipas vendeve te rezervuara per studentet e huaj.
Vendet e disponueshme per keta studente mund t’i gjeni duke konsultuar faqen e internetit, ne adresen:
http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
Konsiderohen te perjashtuar nga dhenia provimit te Celi 3 vetem studentet shqiptare te cilet po kryejne aktualisht, apo kane kryer liceun dygjuhesh italo-shqiptar.
Studentet duhet te paraqiten personalisht, me pasaporten ne dore, sipas kalendarit te cilin do ta gjejne ne matarialin i cili i ofrohet gratis per terheqje prane sporteleve te kesaj Ambasades, duke filluar nga data 3 qershor 2008.  Kujtojme, se edhe per arsye organizimi, nuk do te jete e mundur qe studentet te priten ne dite te ndryshme nga ato te percaktuara ne kalendar. Per kete arsye, urojme te tregoni korrektesi maksimale.
Studentet do te priten prane Kancelerise Konsullore te Ambasades Italiane ne Tirane (Adresa: Rruga: “Lek Dukagjini”, nr, 2, Tirane), sipas orarit te percaktuar ne kalendarin e siperpermendur, duke dorezuar personalisht dokumentacionin e plotesuar sa me poshte vijon.
FAZA E PARE – FAZA KRYESORE
1. TE DY FORMULARET, te plotesuar ne çdo pjese te tyre, sipas Modeleve bashkengjitur, Formulari “Modello A” (ne te dy faqet) dhe Formulari “Autentica di foto” (nje faqe). Vetem pasi t’i keni plotesuar, deh pasi te keni ngjitur edhe foton, beni DETYRIMISHT NGA DY fotokopje te thjeshta te panoterizuara per secilin formular: per formularin “Modello A” fotokopje para dhe mbrapa, ndersa per formularin “Autentica di foto” nje flete.
1 UNIVERSITET,  1 FAKULTET DHE 1 DEGE E PERZGJEDHUR QE DO TE SHENONI NE FORMULARIN “MODELLO A” NUK DO MUND TE NDRYSHOHEN ME.
* Per perzgjedhjen e Fakultetit dhe Deges, mund te konsultoni listen e publikuar ne adresen e internetit:
http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
* E njejta adrese interneti vlen edhe per pezgjedhjen e nje dege prane Akademive te Arteve Te Bukura, Konservatoreve apo Istituteve te Muzikes. 
2. TITULLIN E STUDIMIT
Studentet te cilet kane mbaruar shkollen e mesme vitet e meparshme duhet te kene dhene edhe Çertifikaten e “Matures Shteterore”, dhe t’ i dorezojne te dy keto dokumenta qe ne fazen e pare. Nese pastaj kane Deftesen e Pjekurise por nuk kane dhene provimet e “Matures Shteterore”, atehere duhet te regjistrohen per dhenien e tyre sivjet duke plotesuar formularin A1, dhe ne kete faze te pare do sjellin Deftesen e Pjekurise se bashku me 2 fotokopje te formularit A1, ndryshe nuk do kene te drejte aplikimi dhe praktika i skualifikohet qe ne dorezim. 
* Deftesen e Pjekurise ne origjinal. Ne rast se e kane humbur ate, atehere te dorezojne nje Vertetim zevendesues me fotografi, me notat e te kater viteve, se bashku me ato te provimeve te matures. Gjthashtu studentet qe kane ne dore kete Deftese Pjekurie apo Vertetim Zevendesues duhet te kalojne patjeter nga shkolla e mesme ku kane mbaruar, e cila i bashkengjit ketij origjinali edhe mesataren e pergjithshme te te kater viteve.
* Çertifikaten e “Matures Shteterore” ne origjinal, leshuar vitet e kaluara nga Qendra Kombetare Arsimore e Vleresimit dhe Provimeve: Vetem pasi ky origjinal te jete perkthyer, noterizuar dhe ne fund legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare DUHET T’I BEHET DHE 2 (DY) FOTOKOPJE, TE PANOTERIZUARA, POR TE TE GJITHA FLETEVE, perfshire dhe perkthimin, noterizimin dhe legalizimin e bere ne Ministrine e Jashtme.
Studentet te cilet ndodhen aktualisht ne vit te fundit te shkolles se mesme, dhe do ta marrin deftesen e pjekurise gjate veres 2008, do te paraqesin Vertetimin me Nota, me notat e te gjitha viteve dhe te semestrit ne vazhdim, pra te vitit te 1,2,3, dhe semestrit te I-re te vitit te 4 apo te 5 (varet nga lloji i shkolles qe po mbarojne).

TITULLI I STUDIMIT DUHET PATJETER TE JETE:
* ORIGJINALI: i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; me pas i perkthyer ne italisht ne çdo pjese te tij, i noterizuar tek noteri dhe ne fund i legalizuar  ne Ministrine e Jashtme Shqiptare;
- Vetem pasi ky origjinal te jete vulosur e firmosur ne Drejtorine Arsimore te Rrethit dhe ne Ministrine e Arsimit, te jete perkthyer, te jete noterizuar dhe ne fund te jete legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare DUHET T’I BEHEN DHE 2 (DY) FOTOKOPJE, TE PANOTERIZUARA, POR TE PLOTA, TE KAPURA VEÇ E VEÇ, ME PINCETE KANCELERIE, TE TE GJITHA FLETEVE, perfshire: vulat e istitucioneve shqiptare, perkthimin, noterizimin dhe legalizim ne Ministrine e Jashtme qe i keni bere origjinalit.
3. 2 (DY) FOTOKOPJE te thjeshta, te panoterizuara te FORMULARIT A1 te plotesuar (Formulari i kerkeses per regjistrim te Kandidatit ne Provimet e Lendeve me Zgjedhje), te firmosur nga Maturanti, nga Mesuesi Kujdestar, nga Drejtori i Shkolles dhe te kete vulen e Shkolles.
4. Dy fotokopje te noterizuara per “Njesia kopje konforme me origjinalin”, e Çertifikates se njohjes se gjuhes italiane, (CELI 3). Origjinalin e kesaj Çertifikate mbajeni ju, qe ta merrni me vehte kur te niseni ne Itali, per ta paraqitur me pas ne sektretarine e Universitetit te perzgjedhur.
5. fotokopje e pashaportes 1 (faqja ku ndodhet edhe fotografia)
6  fotografi me ngjyra 2 (te dyja te kapura tek formulari i Autentikimit te Fotogtafise, sipas udhezimit).

*TE GJITHE DOKUMENTACIONIN E MESIPERM DUHET TA FUSNI NE NJE ZARF DHE DO TA DOREZONI PERSONALISHT SIPAS DATAVE TE KALENDARIT. MBI KETE ZARF DUHET TE SHKRUANI QARTE DHE ME GERMA TE MEDHA SHTYPI:
Emrin dhe Mbiemrin e studentit;
vetem 1 Universitet Italian, 1 Fakultet dhe 1 Dege te perzgjedhur; (ate qe do keni shenuar e perzgjedhur ne MODELLO A);
adresen e sakte ku banoni, numer telefoni fiks, celular dhe ndonje adrese e-mail-i, nese keni);
per ata qe e kane mbaruar te mesmen vitet e meparshme MBI ZARF duhet te shenojne edhe MESATAREN E SAKTE te te kater viteve, te perllogaritur nga shkolla.
- FAZA 2 - PER ATA TE CILET MBAROJNE MATUREN KETE VERE:
Brenda dates 11 gusht 2008, ora 12 :00 dhe jo me vone, duhet te na dergojne  me zarf :
«DEFTESEN E PJEKURISE» NE ORIGJINAL: firmosur dhe vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; me pas perkthyer ne italisht ne çdo pjese te saj, noterizuar tek noteri dhe ne fund legalizuar  ne Ministrine e Jashtme Shqiptare;
- Vetem pasi ky origjinal te jete vulosur e firmosur ne Drejtorine Arsimore te Rrethit dhe ne Ministrine e Arsimit, te jete perkthyer, te jete noterizuar dhe ne fund te jete legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare DUHET T’I BEHEN DHE 2 (DY) FOTOKOPJE, TE PANOTERIZUARA, POR TE KAPURA VEÇ E VEÇ, ME PINCETE KANCELERIE, TE TE GJITHA FLETEVE, perfshire: vulat e institucioneve shqiptare, perkthimin, noterizimin dhe legalizim ne Ministrine e Jashtme qe i keni bere origjinalit.
Çertifikaten e “MATURES SHTETERORE” NE ORIGJINAL, leshuar kete vit nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA): Vetem pasi ky origjinal te jete perkthyer, noterizuar dhe ne fund legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare DUHET T’I BEHEN DHE 2 (DY) FOTOKOPJE, TE PANOTERIZUARA, POR E TE GJITHA FLETEVE, perfshire: perkthimin e noterizimin dhe legalizimin ne Ministrine e Jashtme qe i keni bere origjinalit.
- ATA TE CILET E KANE MBARUAR MATUREN VITET E MEPARSHME POR PROVIMET E MATURES SHTETERORE I JAPIN KETE VERE:
Brenda dates 11 gusht 2008, ORA 12 :00, dhe jo me vone, duhet te na dergojne  me zarf :
Çertifikaten e “MATURES SHTETERORE” NE ORIGJINAL, leshuar kete vit nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA): Vetem pasi ky origjinal te jete perkthyer, noterizuar dhe ne fund legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare DUHET T’I BEHET DHE 1 (DY) FOTOKOPJE, TE PANOTERIZUARA, POR E TE GJITHA FLETEVE, perfshire, perkthimin e noterizimin dhe legalizimin ne Ministrine e Jashtme qe i keni bere origjinalit.
Mbi kete zarf do te shenoni: Emrin dhe Mbiemrin tuaj (pra te studentit); vetem 1 Universitet Italian, 1 Fakultet dhe 1 Dege te perzgjedhur; (ate qe do keni shenuar e perzgjedhur ne MODELLO A); adresen e sakte ku banoni, numer telefoni fiks (jo celular); MESATAREN E SAKTE te te kater viteve, te perllogaritur ne “Deftesen e Pjekurise” nga vete shkolla. 
Kete zarf, per lehtesi veprimi, mund ta dorezoni personalisht dorazi prane sportelit te kesaj Ambasade, qe ndodhet perballe Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisni me poste me destinacion: AMBASADA ITALIANE, KANCELERIA KONSULLORE, RRUGA: LEK DUKAGJINI N. 2, ZYRA E REGJISTRIMEVE UNIVERSITARE, TIRANE, kujtojme, brenda dates 11 gusht 2008, ORA 12.00.
E RENDESISHME: Keto informacione jane te vlefshme vetem per ata studente te cilet pasaporten e kane terhequr prane komisariateve te rretheve ne vijim: Tirane, Durres, Kavaje, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqize, Mat, Kruje, Kurbin, Pogradec, Korçe, Devoll dhe Kolonje.
Te tjeret, jane te lutur t’i drejtohen Konsullatave Italiane ne Vlore e Shkoder, sipas Jurisdiksionit perkates.

INFORMACION PERFUNDIMTAR PER TE GJITHE
DEFTESA E PJEKURISE NE ORIGJINAL DHE ÇERTIFIKATA E MATURES SHTETERORE NE ORIGJINAL, TE PERKTHYERA, NOTERIZUARA DHE LEGALIZUARA, QE DO TE DOREZONI NE FAZAT PERKATESE, DO IU RIKTHEHEN NE FUND, PERPARA NISJES, NEPERMJET POSTES SE UNION EXPRESS-IT, NE MENYRE QE T’I DOREZONI PERSONALISHT PRANE SEKRETARIVE TE UNIVERSITETE PERKATESE, PER TE MBYLLUR REGJISTRIMIN, SEBASHKU ME ORIGJINALIN E ÇERTIFIKATES SE CELI 3.
KUJDES ! : NE MOMENTIN PERFUNDIMTAR, MOS U NISNI PA KERKUAR TERHEQJEN E DEFTESES SE PJEKURISE DHE TE ÇERTIFIKATES SE MATURES SHTETERORE NE ORIGJINAL, DOKUMENTA TE CILAT  DO IU RIKTHEHEN NEPERMJET ZYRAVE TE UNION EXPRESS-IT (NDERKOHE KUJTOJME SE ÇERTIFIKATEN E CELI 3 NE ORIGJINAL E KENI VETE DHE MOS HARRONI TA MERRNI EDHE ATE ME VEHTE). PERVEÇ PAJISJES ME VIZE STUDENTORE, DUHET TE MERRNI ME VEHTE, PERPARA NISJES, EDHE DEFTESEN E PJEKURISE NE ORIGJINAL, ÇERTIFIKATEN E MATURES SHTETERORE NE ORIGJINAL TE LEGALIZUARA NGA KONSULLATA ITALIANE NE TIRANE, SEBASHKU ME ORIGJINALIN E ÇERTIFIKATE SE CELI 3.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›