Tre vjet burg kreut të Arsimit
Gjykata e Vlorës dënon me 3 vjet heqje lirie dhe 1 milion lekë gjobë ish-kreun e Drejtorisë Arsimore, Kozma Leka.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Burime pranë kësaj gjykate bënë të ditur se, ka përfunduar gjykimi ndaj ish-drejtorit, i cili akuzohej për veprën penale të korrupsionit pasiv për shkak të detyrës publike që ka kryer. Në seancën e djeshme gjykata e ka shpallur Lekën fajtor për veprën penale të konsumuar prej tij. Në bazë të shqyrtimit të provave trupi gjykues ka lexuar arsyetimin e vendimit që shpalli Lekën fajtor, duke i dhënë atij dënimin me 3 vjet heqje lirie dhe 1 milion lekë gjobë. Përveç kësaj ish-kreu i arsimit në Vlorë do të penalizohet me dënimin shtesë pas përfundimit të burgut, pasi gjykata i ka hequr atij të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë trevjeçare. Ky penalizim pas përfundimit të dënimit është mbrojtur nga ana e trupit gjykues me argumentin se Leka konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pak ditë më parë, në seancën e parafundit gjyqësore të kësaj çështjeje, akuza ka kërkuar deklarimin fajtor të ish-kreut të arsimit në Vlorë dhe dhënien e dënimit me 5 vjet burg, 2 milionë lekë gjobë dhe 5 vjet heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Mësohet se Leka do të apelojë menjëherë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi ai pretendon pafajësinë. Kreu i arsimit u arrestua një vit më parë në flagrancë teksa mori një sasi parash prej 100 mijë lekësh të rinj. Mëngjesin e 20 korrikut 2007, T. Shakaj, pretendente për një emërim në arsimin paraunivesitar, e ndjekur nga efektivë të policisë të veshur civil, i është drejtuar zyrës së drejtorit të arsimores. Sipas një marrëveshjeje të bërë më parë, në shkëmbim të 100 mijë lekësh të rinj, ajo do të siguronte një vend pune të qëndrueshëm në arsim. Por pasi i ka lënë shumën e parave mbi tryezën e zyrës së drejtorit, ajo është larguar me shpejtësi, sipas udhëzimeve që kishte marrë më parë nga policia. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e Lekës në flagrancë me akuzën e “korrupsion pasiv për shkak të detyrës”.