Rikonstruksion i digave të dëmtuara të rezervuarve në 2009-ën
Autori i Lajmit: red.
Për rikonstruksionin e 10 digave të rezervuareve më të dëmtuara në qarkun e Kukësit, do të ndërhyhet me ndihmën e një investimi prej një milion dollarësh, akorduar nga Banka Botërore (BB). Këtë e bëri të ditur dje drejtori rajonal i bordit të kullimit, Shukri Shehu. Ai sqaroi se investimi i BB-së pritet të nisë në vitin 2009 dhe se përmes tij do të mundësohet rikonstruksioni tërësor i digave të 9 rezervuarëve. "Nga këto diga, 6 janë në rrethin e Hasit dhe 3 në rrethin e Tropojës", - shtoi Shehu. "Janë hartuar projektet dhe janë siguruar fondet e nevojshme për mirëmbajtjen e elementëve të sigurisë - shkarkuesve dhe ujëlëshuesve, por edhe të kanaleve ujitëse", - tha Shehu. Ai tha se në këtë qark kanë nisur të funksionojnë grupet e kontrollit dhe se në rast reshjesh të vazhdueshme, do të monitorojnë në çdo kohë gjendjen teknike dhe situatën e digave të të gjithë rezervuarëve. "Për realizimin e këtyre detyrave në periudhën e dimrit po bashkëpunohet me shoqatat e ujitjes që funksionojnë në qarkun e Kukësit dhe menaxhojnë ujin gjatë sezonit të ujitjes. Problem përbën gjendja teknike e digave të 10 rezervuarëve të këtij qarku, në të cilat nuk është ndërhyrë prej afro 30 vjetësh, që kur janë ndërtuar, ndërsa garancia e tyre ishte për 20 vjet",- thotë Shehu. Në qarkun e Kukësit është nën ujë rreth 30 për qind e tokës bujqësore. Për këtë funksionon një sistem ujitës prej 480 kilometrash kanale ujitëse dhe 36 rezervuare, prej të cilave 4 rezervuare në rrethin e Kukësit me 140 kilometra kanale ujitëse, 24 rezervuare në rrethin e Hasit, me 140 kilometra kanale ujitëse dhe 8 rezervuare në rrethin e Tropojës, me 200 kilometra kanale ujitëse, të gjitha të ndërtuara 20-35 vite më parë.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008