Rikthehen reshjet e dëborës në disa zona të vendit

Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe reshjet e shumta kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Në veri gjatë natës janë regjistruar edhe reshje dëbore deri në 30 centimetra në kartësi mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Disa zona rurale në qarkun e Kukësit janë iZoluar megjithëse nuk ka njoftime për probleme serioze. Rrugët nacionale janë të kalueshme megjithëse me zinxhirë në shumë prej pjesëve të tyre kryesisht në rrugët që lidhin qytetet e qarkut të Kukësit dhe me Kosovën. Qafa e Malit mbetet problematike dhe për këtë arsye janë marrë masa për të mbajtur të hapur këtë aks të rëndësishëm rrugor dhe sipas informacioneve kalimi bëhet me zinxhirë. Probleme ka pasur edhe në disa zona juglindore ku në Qafën e Krrabës kalimi bëhet me vështirësi. Ndërkohë që reshjet e dëborës kanë pushtuar edhe pjesën më të madhe të malit të Dajtit