E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatë me integritet të lartë

11/02/2009  Lëvizja e Legalitetit

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit”, Ekrem Spahia, ka deklaruar gjatë një takimi me strukturat e degës së Kurbinit se, pavarësisht mënyrës së konkurrimit, zgjedhjet e 28 qershorit kanë veçantinë se të gjitha partitë pjesëmarrëse do ta kenë veçmas emrin e tyre në fletën e votimit, çka shtron nevojën që PLL-ja të pretendojë për mbledhjen e të gjitha votave të përkrahësve të saj pa u shqetësuar se vota e tyre mund të nulifikohet. Sipas Spahisë, PLL-ja është e bindur se, sa më i lartë të jetë rezultati elektoral i Legalitetit, aq më i madh do të jetë edhe kontributi i saj për fitimin edhe të një mandati të ri qeverisës të maxhorancës aktuale. Ai i kushtoi rëndësi të veçantë cilësisë së kandidatëve të PLL-së, të cilët sipas tij, “duke u propozuar nga baza, do të gëzojnë konsensus të plotë në rang qarku. PLL-ja është e paracaktuar për të përfshirë në listën e saj kandidatë me integritet të lartë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›