E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet niveli i kredive të pakthyera nga klientët e bankave

TIRANE- Qytetarët dhe bizneset po hasin vështirësi në kthimin e kredive. Niveli i kredive të pakthyera, të njohura ndryshe si portofoli i kredive të këqija ka pësuar rritje të vazhdueshme gjatë vitit 2010.

Nga të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave rezulton se në nëntor të vitit që lamë pas, 14.4 % e totalit të kredive nuk është kthyer, ndërkohë që vetëm një muaj më parë ky tregues ishte 14.1%. Ndërsa kundrejt fundit të vitit 2009, treguesi i kredive të këqija është rritur me 4.1 për qind.

Ecuria në rritje e moskthimit të kredive tregon për problemet që hasin klientët e bankave, gjë që reflekton dhe ngadalësimin e aktivitetit ekonomik, vecanërisht përsa u përket bizneseve. 

Ky shqetësim është ngritur vazhdimisht edhe nga Guverantori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili u ka kërkuar bankave që të zbatojnë kontrata dhe në rastet e moskthimit të kredive, si masë mbrojtëse të ekzekutojnë kolateralin.

Apel për të vepruar me shpejtësi, kreu i bankës qendrore i ka bërë edhe Përmbarimit.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›