E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Superkupa, duel gjigantësh



Superkupa e Gjermanisë është zhvilluar për herë të parë në vitet 1987-1996 dhe pas 14 vitesh pushim, ajo do të rikthehet sot në Augsburg në orën 17:45 për herë të 11-të. Do të jenë dy finalistet, Bajerni i Mynihut që e ka fituar dy herë këtë trofe dhe Shalke 04 e cila do të përpiqet ta realizojë për herë të parë premierën e saj në Superkupë. Pas Botërorit, dueli i parë midis tyre ka qenë në trofeun T-Home e cila është fituar nga klubi i Gelzenkirshes, Shalke 04 e cila fitoi 3-1 kundër bavarezëve, falë edhe dopietës së “bomberit” spanjoll Raul Gonzalez. Finalja e Superkupës do të kushtojë 900 mijë euro, ku 500 mijë i takojnë fituesve të kupës, e cila peshon 5.5 kilogram dhe e lartë 53 centimetra, ndërsa vlera e saj shkon në 40 mijë euro. Pjesa tjetër e mbetur, pra 400 mijë eurot do t’u takojnë nënkampionëve. Do të jetë kupa e parë për këtë fillimsezoni dhe pikërisht në këtë finale do të provohet zyrtarisht për herë të parë topi i ri i prodhuar nga Adidasi, topi i ashtuquajtur “Torfabrik” i cili është kritikuar ashpër nga shumica e trajnerëve dhe lojtarëve të Bundesligës. Finalja e Superkupës së Gjermanisë do të transmetohet në 150 shtete të ndryshme dhe pritet që shikueshmëria në TV të jetë shumë e lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›