Tiranë, ja zonat pa drita
Rikthehen sërish kufizimet e energjisë elektrike. Por këtë herë shkak janë punimet në nënstacionin e uzinës dinamo.
Bëhet fjalë për një investim të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në këtë nënstacion. Për rrjedhojë, energjia elektrike do të mungojë në disa zona të vendit kryesisht në ato periferike. Konkretisht sot nuk do të kenë energji elektrike nga ora 08:00 deri në orën 17:00 banorët e rrugës "5 Maji", "Siri Kodra", banorët e Paskuqanit, Babrrusë, Bathores dhe bregut të lumit. Pas përmirësimit të situatës hidrike në Fierzë, KESH vendosi që të mos aplikojë më grafikun e kufizimeve. Ndërprerjet aktuale të energjisë elektrike janë si pasojë e punimeve, që specialistët e OSSH-së duhet të kryejnë në nënstacione, apo të punimeve që kryen OST në linjat e tensionit të lartë.