Rikthehet trageti nga rruga,shtatzëna bëhet me djalë në udhëtim
NDODHIA/ Trageti i linjës Brindizi - Vlorë është kthyer nga rruga pasi 29-vjeçares i nisën dhimbjet e lindjes
VLORË - Nuk ka qenë një kthesë për shkak të motit të keq, por e ndikuar nga ardhja në jetë e një fëmije. Trageti "Kapiten Aleksandros" është detyruar jo të devijojë itinerarin e tij, por të kthehet edhe njëherë në portin e Brindisit, nga ishte nisur, për shkak të problemeve që janë shkaktuar nga një grua shtatzënë.
Gruaja e re kishte njoftuar vetëm pak kohë pas nisjes, se nuk ndihej mirë dhe, pasi është parë gjendja e saj, është vendosur kthimi i tragetit. Si zakonisht trageti që operon me linjën e Brindisit ka pritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ngarkimin e pasagjerëve.
Linjat këto ditë shkurti nuk janë aspak të ngarkuara, dhe në të kanë qenë gjithsej 38 pasagjerë. Njëra prej tyre shtatzënë duket se nuk ka tërhequr vëmendjen, pasi gruaja e re ka thënë se gjithçka ishte në rregull.
Por pas pak jo gjithçka ishte në varësi të saj. Papritur ajo ka ndier dhimbje të forta, duke vënë në dijeni personat që e shoqëronin, e më pas janë njoftuar përfaqësues nga stafi i tragetit. Duke pasur frikën e çdo të papriture, është dhënë urdhri i menjëhershëm për kthim.
Pasi ka qenë gati në gjysmën e rrugës, drejtuesit kanë vlerësuar më mirë rikthimin, pasi në portin e Vlorës mund të mos kishte nisur puna në port, çka nënkuptonte qëndrim të mëtejshëm të gruas në traget.
Alarmi i dhënë nga gruaja nuk i ka lënë mospërfillës pasagjerët e tjerë, të cilët janë shqetësuar për jetën e saj dhe të fëmijës.
Gjithsesi, janë lajmëruar paralelisht edhe strukturat portuale të Brindizit, të cilët kanë vënë ambulancën në gatishmëri për të transportuar 29-vjeçaren.
Vetëm pak çaste nga kalimi i gruas në ambulancë, lajmi i sjelljes në jetë të një djali është marrë shumë shpejt vesh te shqiptarët e tjerë, të cilët kanë vijuar më pas itinerarin e zakontë për të mbërritur në portin e Vlorës. NDODHIA/ Trageti i linjës Brindizi - Vlorë është kthyer nga rruga pasi 29-vjeçares i nisën dhimbjet e lindjes
Rikthehet trageti nga rruga,
shtatzëna bëhet me djalë në udhëtim
VLORË - Nuk ka qenë një kthesë për shkak të motit të keq, por e ndikuar nga ardhja në jetë e një fëmije. Trageti "Kapiten Aleksandros" është detyruar jo të devijojë itinerarin e tij, por të kthehet edhe njëherë në portin e Brindisit, nga ishte nisur, për shkak të problemeve që janë shkaktuar nga një grua shtatzënë.
Gruaja e re kishte njoftuar vetëm pak kohë pas nisjes, se nuk ndihej mirë dhe, pasi është parë gjendja e saj, është vendosur kthimi i tragetit. Si zakonisht trageti që operon me linjën e Brindisit ka pritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ngarkimin e pasagjerëve.
Linjat këto ditë shkurti nuk janë aspak të ngarkuara, dhe në të kanë qenë gjithsej 38 pasagjerë. Njëra prej tyre shtatzënë duket se nuk ka tërhequr vëmendjen, pasi gruaja e re ka thënë se gjithçka ishte në rregull. Por pas pak jo gjithçka ishte në varësi të saj.
Papritur ajo ka ndier dhimbje të forta, duke vënë në dijeni personat që e shoqëronin, e më pas janë njoftuar përfaqësues nga stafi i tragetit. Duke pasur frikën e çdo të papriture, është dhënë urdhri i menjëhershëm për kthim.
Pasi ka qenë gati në gjysmën e rrugës, drejtuesit kanë vlerësuar më mirë rikthimin, pasi në portin e Vlorës mund të mos kishte nisur puna në port, çka nënkuptonte qëndrim të mëtejshëm të gruas në traget. Alarmi i dhënë nga gruaja nuk i ka lënë mospërfillës pasagjerët e tjerë, të cilët janë shqetësuar për jetën e saj dhe të fëmijës.
Gjithsesi, janë lajmëruar paralelisht edhe strukturat portuale të Brindizit, të cilët kanë vënë ambulancën në gatishmëri për të transportuar 29-vjeçaren. Vetëm pak çaste nga kalimi i gruas në ambulancë, lajmi i sjelljes në jetë të një djali është marrë shumë shpejt vesh te shqiptarët e tjerë, të cilët kanë vijuar më pas itinerarin e zakontë për të mbërritur në portin e Vlorës.