Rikthim në luftën e klasave
Përparimi i një vendi në tërësi sjell me vete një të vërtetë aq sa pozitive, ashtu edhe tragjike në të njëjtën kohë. Ekonomitë e vendeve në zhvillim, duke qenë se janë ende në shumicë të tyre përgjatë fazës së tranzicionit në ekonominë e lirë të tregut, e gjejnë veten midis një të shkuare të mbyllur dhe të planifikuar në mënyrë qendrore dhe boshllëkut të eksperiencës së menaxhimit makroekonomik që kërkon një ekonomi e hapur. Duke mos pasur dyshim që vendet në zhvillim kanë zgjedhur unanimisht të pranojnë sfidat që sjell ndryshimi radikal i sistemit ekonomik, nuk është gjithmonë e qartë nëse po aq unanimisht vendosin të ecin në rrugët më të drejta për të arritur një normë të caktuar të progresit ekonomik.
Të ballafaquar me një ekonomi më të hapur ndaj faktorëve ndërkombëtarë politikë, socialë, demografikë, etj., vende postkomuniste si Shqipëria e humbasin imunitetin ndaj krizave botërore që i ofronte sistemi i mbyllur. Sot, më shumë se kurrë, po bëhet e qartë në mendjen dhe sytë e çdo qytetari shqiptar se ekonomia e tyre do të ndikohet, pa asnjë dyshim, nga një cunami në Azi, një tronditje në industrinë e naftës në Lindjen e Mesme, një dobësim i tregjeve financiare në Shtetet e Bashkuara, apo nga një shtrëngim i ligjeve për emigracionin në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Por duhet të mbajmë parasysh diçka të rëndësishme që duhet të konsiderohet përgjatë çdo procesi vendimmarrës në politikat qeverisëse, ato ekonomike dhe ato sociale. Përgjigja e vendeve në zhvillim kundrejt fenomeneve ndërkombëtare duhet të ketë karakter lokal, ose kombëtar. Kjo parantezë shërben për të shtruar prezantimin e një serie zgjidhjesh potenciale dhe të prekshme të përgjigjes shqiptare kundrejt tronditjeve ndërkombëtare në tregjet e ushqimeve, energjisë, mjedisit dhe kapitaleve financiare.
Në kohën kur industri dhe sektorë të tërë ekonomikë kërkojnë më shumë se kurrë një nivel më të lartë dhe të përparuar të kapitalit njerëzor, kjo pjesë e forcës punëtore është tepër e rëndësishme për t‘u mënjanuar apo nënvlerësuar. Për një ekonomi foshnjore të tregut si ajo shqiptare duhen punëtorë që fuqizojnë dhe rindezin motorët e prodhimit dhe fabrikimit. Është sigurisht lajm i mirë fakti që për shkak të decentralizimit të sistemit arsimor shqiptar, parashikohen të diplomohen rreth 140.000 studentë në 4-8 vitet e ardhshme në vend. Por nuk janë këta të diplomuar që do të korrin barin dhe mbjellin tokën, apo të shërbejnë në industrinë e turizmit shqiptar.
Duke mbajtur parasysh që sektorë të tillë të ekonomisë përdorin së tepërmi forcën punëtore, atëherë është e thjeshtë të mendosh se sa i rëndësishëm është edukimi dhe avancimi profesional i kësaj force. Kur flitet për edukim nuk duhet të kuptohet domosdoshmërisht një rikthim i stërzgjatur në bankat e shkollës së mesme apo të lartë. Sot ekziston një standard edukimi që konsiderohet si minimumi i nevojshëm i aftësive që duhet të ketë dikush për t‘u konsideruar efikas. Bëhet fjalë për një portofol asetesh intelektuale që do të rrisë mundësinë e forcës punëtore për t‘u punësuar, apo për të avancuar profesionalisht. Këtu përfshihen klasa për gjuhët e huaja, për të mësuar kompjuterin, apo ndonjë aftësi tjetër të vlefshme në fushat përkatëse të interesit. Koha që nevojitet për të përvetësuar aftësi të këtij lloji varion në 3-5 orë në javë.
Nëse kemi kurajë ta quajmë Shqipërinë shtet social, atëherë duhet të jemi gati të mbështesim ekonomikisht dhe teknikisht zhvillimin e shoqërisë shqiptare me anë të edukimit dhe rritjes së nivelit profesional të forcës punëtore në vend. Kështu do të mund të kishim një sektor agrar shumë herë më efikas dhe ngjashmërisht konkurrues me sistemet bujqësore të Evropës Perëndimore apo Shteteve të Bashkuara. Mbi të gjitha, zhvillimi i lëvizjes globaliste dhe përpjekjet për integrime rajonale (si p.sh. Bashkimi Evropian) kërkon që forcat punëtore të kombeve të ndryshme të bashkëveprojnë dhe komunikojnë për bashkërendim të veprimeve në një treg të përbashkët. Nuk mund të hyhet në një garë të ashpër siç është konkurrenca ekonomike e sotme me dizavantazhe krahasuese.
Studimet shkencore dhe mbështetja e punëve kërkimore janë adresuar si pika kyçe të zhvillimit kombëtar që në kohën e Presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili i dha nismën programit "Neë Frontier", program ky që mbështeste pikërisht avancimet në shkencat ekzakte dhe sociale, në punët kërkimore, shpikjet dhe zbulimet. Madje vetëm 5 vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara arritën të dërgonin amerikanin e parë në hapësirë, gjë që u konsiderua si sukses direkt i këtij programi.
Nëse Shqipëria synon kthimin e trurit në Atdhe, atëherë minimumi i nevojshëm për arritjen e këtij qëllimi është mbështetja monetare dhe teknike për ngritjen e një ambienti që frymëzon avancimet e kërkimeve shkencore dhe nxit mendimin kritik. Në 18 vite postkomunizëm, vendi ynë ka shpërndarë mjaft intelektualë nëpër vende të zhvilluara. Ata jo vetëm që kanë avancuar profesionalisht në fushat përkatëse, por kanë fituar aftësi të shpërndajnë dijet e tyre me metoda të përkryera pedagogjike në ato shtresa akademike që janë të etura për dije të reja dhe moderne. Nëse duam të arrijmë të rifitojmë trurin e larguar (si dhe ruajmë atë që na ka ngelur ende) duhet të plotësojmë kërkesat e nevojshme që vijnë nga epërsia për avancim intelektual të atyre që zgjedhin të kthehen në Atdhe. Pas indiferentizmit dhe apatisë sociale, janë zhgënjimi dhe pendesa armiqtë më të fortë të përparimit të intelektit dhe janë këto dy ndjenja që vrasin zellin intelektual.
Dy zgjidhjet që u përmendën këtu janë po aq të fuqishme sa ç‘janë dhe të vështira për t‘u identifikuar. Në lëmin e reformave të tjera politike, sociale, dhe ekonomike (pa mohuar rëndësinë e secilës prej tyre) duhet të fitojnë prioritet ato përpjekje që mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë avancimin qytetar të forcës punëtore shqiptare dhe të intelektit akademik. Zhvillimi ekonomik, përfaqësimi i denjë politik dhe rritja e nivelit të jetesës vijnë pas rrjedhimisht.