Të siguruarit, 50 shërbimet që do t’i përfitojnë falas
Publikohet lista e shërbimeve spitalore që do të financohen nga ISKSH-ja për vitin 2011
Detajohen 50 shërbimet spitalore që personat e përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore do t’i përfitojnë falas në institucionet shëndetësore publike të vendit. Në vendimin e qeverisë nr. 140, datë 17.2.2010 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”, i cili ka kaluar sërish ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, për të bërë disa ndryshime të vogla, një ndër të cilët ishte shtyrja e afatit të përcaktimit të kostove të shërbimit, është përcaktuar lista e shërbimeve spitalore që do të financohen nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) për vitin 2011. Kjo listë e gjatë shërbimesh spitalore nis me kardiologjinë dhe përfundon me kontrollin e infeksioneve spitalore. Ndërkaq, në të njëjtin vendim janë përcaktuar edhe tetë institucionet spitalore publike që nuk do të financohen nga ISKSH-ja. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, institucionet shëndetësore që nuk do të financohen nga ISKSH-ja janë: Spitali Psikiatrik Vlorë, Spitali Psikiatrik Elbasan, shërbimet e shëndetit mendor në rrethe, Shërbimi i Psikiatrisë Shkodër, Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve, Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit, Ofiçina Elektro-Mjekësore, Njësia e Transportit me Helikopterë. Për pacientët e siguruar, ISKSH lidh kontratat me spitalet, për financimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tyre. Në kontratën dypalëshe, ndër të tjera, përcaktohen: shërbimet e parashikuara për çdo spital; mënyrat e mbajtjes së të dhënave dhe të raportimit; mënyrat e pagesës së spitalit; treguesit e cilësisë dhe të performancës; mënyrat e ushtrimit të kontrollit nga ISKSH-ja; sistemi i referimit dhe mënyra e identifikimit të të siguruarve; mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Kurse për shërbimet spitalore me pagesë, spitalet duhet të zbatojnë tarifat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Po ashtu, spitalet janë të detyruara të zbatojnë edhe sistemin e referimit, të miratuar nga ministri i Shëndetësisë. Tashmë, spitalet dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor janë të detyruar të llogarisin koston e çdo shërbimi, në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, brenda 6-mujorit të parë të vitit 2011. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit disa ndryshime në vendimin nr. 140, datë 17.2.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”, duke shtyrë afatin e përcaktuar më parë për llogaritjen e kostove e shërbimeve që financohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas vendimit të shkurtit, spitalet dhe ISKSH-ja ishin të detyruara të llogarisin koston e çdo shërbimi brenda vitit 2010, gjë që nuk ka ndodhur, ndonëse procesi ka nisur dhe për këtë arsye është vendosur shtyrja e këtij afati. Ndërkaq, në vendimin e ditës së mërkurë është përcaktuar edhe buxheti për shërbimet spitalore për vitin 2011, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve për vitin aktual do të jetë i pandryshuar, krahasuar me vitin 2010. Pas nxjerrjes së kostove të shërbimit për pacientët dhe përgatitjes së protokolleve të reja të mjekimit, do të marrë udhë 100 për qind reforma e nisur në spitalet e vendit. Sipas kësaj reforme, të gjithë pacientët që futen në sistemin shëndetësor do të identifikohen mbi bazën i siguruar ose jo. Pra, të gjithë personat e siguruar do të përfitojnë falas çdo shërbim spitalor, analiza laboratorike, ekzaminim, shtrim dhe trajtim falas. Ndërsa personat e pasiguruar, do të paguajnë tarifa transparente të bëra me dije që në fillim të shërbimit. Përjashtim do të bëjë vetëm shërbimi i urgjencës, që do të jetë falas për të gjithë popullatën.
Lista e shërbimeve spitalore që do të financohen nga ISKSH-ja
1. Shërbimi i kardiologjisë:
- hemodinamika
- reanimacioni i kardiologjisë
2. Shërbimi i kardiokirurgjisë
3. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare
4. Shërbimi i hematologjisë
5. Shërbimi i gastrohepatologjisë
6. Shërbimi i endokrinologjisë
7. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës
8. Shërbimi i anestezisë-reanimacionit
9. Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme
10. Shërbimi i mjekësisë interne
11. Shërbimi i alergologjisë
12. Shërbimi i reumatologjisë
13. Shërbimi i dermatologjisë
14. Shërbimi i ortopedisë
15. Shërbimi i okulistikës
16. Shërbimi i ORL-së
17. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale
18. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme
19. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale
20. Shërbimi i kirurgjisë digjestive
21. Shërbimi i urologjisë
22. Shërbimi i djegie-plastikës
23. Shërbimi i neurologjisë dhe neurofiziologjisë
24. Shërbimi i neurokirurgjisë
25. Shërbimi i onkologjisë dhe kirurgjia onkologjike:
- Statistika onkologjike (regjistri i kancerit)
- Laboratori histopatologjik onkologjik
- Laboratori klinik-biokimik onkologjik
26. Shërbimi i rrezatim kobaltit
27. Shërbimi infektiv
28. Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme:
- urgjenca pediatrie
- fizioterapia pediatrie
29. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve
30. Shërbimi i pediatrisë infektive
31. Shërbimi i kirurgjisë infantile
32. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike
33. Shërbimi i reanimacionit pediatrik
34. Shërbimi i laboratorëve (klinik-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë, anatomopatologjikë, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare)
35. Shërbimi i imazherisë
36. Shërbimi i fizioterapisë
37. Shërbimi i statistikave
38. Shërbimi i pneumologjisë
39. Shërbimi i kirurgjisë torakale
40. Shërbimi i ftiziatrisë
41. Shërbimi i gjinekologjisë
42. Shërbimi i obstetrikës
43. Shërbimi i patologjisë së barrës
44. Shërbimi i neonatogjisë
45. Shërbimi i farmacisë
46. Shërbimi i konsultave ambulatore
47. Shërbimi i toksikologjisë
48. Shërbimi i koordinimit të urgjencave
49. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT)
50. Kontrolli infeksioneve spitalore
Mbështetur në Ligjin e Spitaleve:
1. Spitali ditor:
Shërbim i ndihmës së parë, mjekësore për trajtim dhe kurim 24 orë
2. Spitali në nivel bashkie (rrethi):
Shërbim urgjence-shërbimi i mjekësisë së përgjithshme
Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme
Shërbimi i pediatrisë
Shërbimi i obstetrik-gjinekologjisë
Shërbimi i anestezi-reanimacionit
Shërbimi i radiologjisë
Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë
Shërbimi i farmacisë
3. Spitali në nivel qarku (rajonal):
Shërbim urgjence
Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme
Shërbimi i sirurgjisë së përgjithshme, ortopedi traumatologji, urologji
Shërbimi i pediatrisë
Shërbimi i obstetrik-gjinekologjisë
Shërbimi i anestezi-reanimacionit
Shërbimi i radiologjisë
Shërbimi i fizioterapisë
Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë dhe mikrobiologjikë
Shërbimi i anatomisë dhe histologjisë patologjike
Shërbimi i hemodializës
Shërbimi i farmacisë
4. Klinika e ORL-së:
Klinika e okulistikës
Klinika e sëmundjeve infektive
Klinika dermatologjike
Kabineti i onkologjisë
Kabineti i riaftësimit
Kabineti i dietologjisë
Lista e institucioneve që nuk do të financohen nga ISKSH-ja
Spitali Psikiatrik Vlorë
Spitali Psikiatrik Elbasan
Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe
Shërbimi i Psikiatrisë Shkodër
Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve
Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit
Ofiçina Elektro-Mjekësore
Njësia e Transportit me Helikopterë
Spitalet, numri i punonjësve për vitin 2011
Berat 415
Bulqizë 108
Delvinë 32
Devoll 54
Dibër 389
Elbasan 661
Fier 530
Gramsh 169
Gjirokastër 242
Has 43
Kavajë 170
Kolonjë 142
Korçë 609
Krujë 192
Kuçovë 78
Kukës 325
Laç 101
Lezhë 278
Librazhd 219
Lushnjë 315
Malësi e Madhe 17
Mallakastër 40
Mat 216
Mirditë 221
Peqin 30
Përmet 134
Pogradec 263
Pukë 167
Sarandë 202
Skrapar 146
Shkodër 807
Tepelenë 175
QSUT 2685
Mat nr.1 378
Mat nr.2 281
Sanatoriumi 299
Tropojë 168
Vlorë 587
.