E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas; Ekstradohet nga Italia anëtari i bandës së Gaxhait



Zyra e Interpol-Tiranës ka ekstraduar dje nga Italia të kërkuarin nga drejtësia shqiptare, Sokol Simomataj, për të cilin është kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda “burgim i përjetshëm”. 29-vjeçari nga Vlora kërkohej për kryerjen e disa veprave penale të rënda. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 129, datë 25.06.2003, e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim, “vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burg. Gjykata e Apelit Vlorë me vendim nr. 221, datë 10.09.2003, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Sipas burimeve policore, ai kishte arritur t’i shmangej arrestimit, duke u larguar për në Itali. Por, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën, në datën 10.03.2004, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i tij. Simomataj iu dorëzua autoriteteve të burgut, për t’u çuar në qeli, me qëllim për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›