Vëllai i Irenës: Jemi në shënjestër, dua mbrojtje

04/02/2005 TIRANË -Ylli Seli, vëllai i Irenës së zhdukur 50 ditë më parë, nuk e fsheh nevojën e tij dhe të familjes për roje, ashtu sikurse dyshimin se diçka mund të ndodhë. Në një komunikim telefonik me gazetën “Metropol”, vëllai i Irena Selit, gruas së zhdukur, tha se nuk i di shkaqet e zhdukjes së motrës së tij dhe që dyshon se është në shënjestër ai dhe familja e tij. Ylli dha komentin e tij edhe për deklarimet më të fundit të Agim Mushos, bashkëshortit të motrës së tij. Ai u shpreh se e ka zbardhur misterin e letrës së dashurisë, që thuhet se është gjetur në çantën e motrës së tij. Ylli paralajmëron se shumë shpejt do të dalë e vërteta e kësaj historie. Ai shprehet se nuk mund të thotë shumë gjëra, për shkak të hetimit, pasi ajo çfarë dëshiron më shumë është gjetja e Irenës.
Ylli, a i keni ndjekur thëniet e fundit të Agim Mushos, ai ka shprehur bindjen e tij se Irena është gjallë?
Ashtu qoftë, ne nuk e duam lajmin e keq.
Bruno tha në një intervistë se Irena i ka thënë se do largohej në prani të motrës tuaj, mund të na thoni diçka?
E ndoqa një pjesë të intervistës, por jo të gjithën, nuk munda ta shoh, nuk munda të dëgjoj ato që po thuheshin. Qëndrimi i Brunos është i çuditshëm që në fillim, kur nënën ia akuzojnë për imorale. Ne e dimë kush është Irena dhe nuk do ta mbajmë kokën ulur.
A keni komunikuar me Agimin dhe me Brunon pas kthimit të tyre nga Gjermania?
Jo, nuk kam komunikuar. Nuk jam i interesuar për një komunikim të tillë.
A do të kërkoni të sqaroni diçka për letrën e gjetur në çantën e Irenës, thuhet se e kishte për ta dashurin?
Shumë shpejt do të dalë e vërteta e historisë së letrës. Unë kam shumë gjëra për të thënë, por për interes të hetimit, nuk mund të flas. Unë nuk dua të bëj akuza, dua të gjendet Irena, kjo më intereson më shumë.
Motra juaj e vogël, e cila ka folur me Irenën ditën e zhdukjes dhe me Agimin, a do të vijë për të dëshmuar në Shqipëri?
Ajo kishte në plan të vinte të dëshmonte. Por nëna është sëmurë, më kanë dërguar raportin mjekësor të vizitave të fundit dhe ajo ka nevojë për përkujdesje. Kështu që motra e vogël nuk vjen dot, të paktën për një kohë, pasi nëna është shumë e sëmurë dhe ka nevojë për kujdes.
Ylli, pas kallëzimit që keni bërë në polici për kërcënim, a keni patur raste të tjera presioni apo telefonatash të tilla?
Jo, nuk kam patur kërcënime të tjera. Por mendoj se duhet të kem një mbikëqyrje, një ruajtje. Unë ende nuk e di pse, për çfarë interesash është rrëmbyer motra ime dhe dyshoj se është në shënjestër familja dhe unë. Kështu që kërkoj mbrojtje dhe mbikëqyrje.
A e keni kërkuar këtë zyrtarisht në institucionet kompetente?
Jo, nuk e kam kërkuar ende, por unë kallëzimin që kam bërë në polici nuk do ta tërheq. I kërkoj gazetës tuaj të bëjë një apel në emrin tim, se unë dhe familja ime kemi nevojë të mbikëqyremi dhe të mbrohemi.