E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinasi kalon me sukses provën e aksidentit

 

Strukturat e aeroportit të Rirnasit kanë kaluar me sukses provën e jnë katastrofe ajrore. TIA simuloi një përplasje midis një avioni dhe një makine të shërbimit aeroportual në zonën e parkimit të avionëve të aeroportit. Testimi vuri të gjitha strukturat e shërbimeve aeroportuale të lartpërmendura nën procedura rigoroze, dhe të gjitha njësitë treguan një formë të shkëlqyer. Rreth 100 vullnetarë u përfshinë gjatë ushtrimit të testimit bashkë me përfaqësues të Drejtorisë së Emergjencave Civile të vendit. “Ky testim i strukturave të emergjencës dhe ndihmës së shpejtë të aeroportit u realizua me shumë sukses. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vërtetoi edhe një herë se operon në kushtë të shkëlqyera sigurie. Ne jemi mjaft krenarë që u ofrojmë pasagjerëve tanë standarde evropiane dhe një mjedis të qetë”, theksori Andrea Gebbeken, drejtoreshë e përgjithshme ekzekutive e TIA-s. Organe shtetërore ishin gjithashtu të përfshira në testimin e emergjencës, duke përfshirë këtu Drejtorinë e Emergjencave Civile, Ministrinë e Brendshme (me policinë e aeroportit), Ministrinë e Mbrojtjes (me ushtrinë e aeroportit) si dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Kryqi i Kuq ishte gjithashtu i përfshirë gjatë testimit. Ferdinand Pone, zëvendësministër i Bren-dshëm ishte gjithashtu i pranishëm gjatë ushtrimit. Mbas testimit Pone u shpreh se “testimi strukturave të emergjencës së TIA-s rezultoi i shkëlqyer dhe vërtet i mirëorganizuar”. Zhvillimi periodik, një here në dy vjet, i këtyre testimeve mundëson reagimin e duhur dhe të menjëhershëm të strukturave të TIA-s, në raste emergjence. Këto testime mundësojnë marrjen e masave të sigurisë të cilat varen nga niveli akutal i gatishmërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›