E Diel, 1 Nëntor 2026

Rindërtohet shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, në Allias

Përfundojnë punimet për rindërtimin dhe shtesën në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila ndodhet në verilindje të Tiranës, në njësinë bashkiake Nr. 4. Nëpërmjet këtij rindërtimi, shkolla “Bajram Curri” ka marrë një pamje dhe një funksion të ri. Numri i nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë aktualisht është 920, numri i mësuesve dhe drejtuesve është 41, ndërkohë që klasa mësimore janë 32. Korpusi shtesë, i cili i është bashkëngjitur ndërtesës ekzistuese të shkollës, në pjesën veriore lidhet me anë të një korridori, duke realizuar në qendër një holl tjetër veç atij ekzistues, i cili pulson si një pjesë dytësore dhe po aq e rëndësishme e shkollës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në përfundimin e punimeve tha: “Duke qenë se Kryeministri ngeli rrugëve dhe nuk po inauguron dot asgjë, sepse asnjë punë nuk ka mbaruar dot, unë e ftoj që të vijë dhe të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës tjetër, pas këtij inaugurimi, që i jep Tiranës një tjetër shkollë dhe u jep prindërve të Tiranës dhe prindërve të gjithë Shqipërisë garancinë për standardin e shkollave që përmban vizioni ynë i ri për Shqipërinë evropiane, që fillon nga shkollat evropiane, që fillon nga edukimi evropian i fëmijëve tanë, që fillon nga shoqëria evropiane mes fëmijëve të Shqipërisë, qofshin autoktonë apo të ardhur, qofshin nga veriu apo nga jugu, sepse kjo është shoqëria e re shqiptare”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›