Krijohet rrjeti i universiteteve shqipfolëse
Një iniciativë e veçantë është zhvilluar dje në Kukës, ku krerët e universiteteve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, kanë themeluar rrjetin e universiteteve shqipfolëse, si një projekt i koordinimit të mjediseve akademike në të gjitha trevat shqipfolëse.
Rreth 40 rektorë të universiteteve janë mbledhur në hapjen e këtij rrjeti, nën praninë edhe të Kryeministrit, z. Sali Berisha, si edhe të ministrit të Arsimit, Genc Pollo. Nisma është ndërmarrë nga rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, me qëllim përfundimtar integrimin e botës akademike shqiptare, që ndonëse është e përçarë në kufij shtetërorë, nuk duhet të jetë e tillë, në kufijtë kombëtarë. Prof. dr. Kule u zgjodh edhe rektor i këtij rrjeti universitar, duke marrë kështu postin e kreut të organizmit që ka bashkuar të gjitha universitetet shqiptare pavarësisht vendndodhjes së tyre.
Konferenca është zhvilluar në një vend, që veç të tjerash, mban simbolikën e vetë, në Kukës, qyteti i Shqipërisë, që ndodhet vetëm pak kilometra si nga Maqedonia edhe nga Kosova, duke u kthyer kështu në një mjedis ndërlidhës i botës shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri e cilësoi si domethënës faktin, që rrjeti organizohet në përvjetorin e 130-të të Lidhjes së Prizrenit, një ditë e shënuar në kalendarin historik të shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.
“Në këtë shekull ju, elita e universiteteve tona, keni një mision shumë të madh sepse asgjë më përcaktuese në zhvillimet e ardhshme të shqiptarëve nuk ka se sa edukimi, arsimimi i tyre. Në këtë aspekt trashëgimia në arsim nuk është më e lehtë nga trashëgimia që kemi në sektorë të tjerë. Me një përpjekje të përbashkët ne duhet të kapërcejmë dekadat e prapambetjes së trashëguar. Kjo është në duart tuaja”, - deklaroi Kryeministri Berisha.
Ndërkohë, prof. dr. Dhori Kule e ka vlerësuar këtë eveniment, si një proces të rëndësishëm në historinë e kombit tonë. Duke folur për “standard”, prof. dr. Kule deklaroi se “kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë kombin, pasi e gjithë bota akademike shqiptare është mbledhur në një rrjet universitar, duke thelluar vetiu bashkëpunimin mes universiteteve tona dhe duke sjellë një frymë të re në integrimin akademik mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni”, - deklaroi rektori i Universitetit të Tiranës dhe presidenti i parë i rrjetit të universiteteve shqipfolëse.
Ndërkohë që ky rrjet mori mbështetje absolute të Kryeministrit Berisha. “Ne konsiderojmë edukimin përparësinë më absolute, jo se nuk kemi probleme të tjera, por pavarësisht nga ato, unë ju garantoj se qeveria shqiptare do të ketë përparësi absolute këtë proces, mbështetjen tuaj, mbështetjen e universiteteve publike, mbështetjen e universiteteve private që nuk kanë atë mbështetje që meritojnë”, - deklaroi Kryeministri.
Edhe pse Ministria e Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me homologen e saj të Kosovës, shenja e parë e unifikimit të botës akademike do të vinte nga nisma e vetë rektorëve të universiteteve dhe jo nga puna ministrore.