E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin hetimet për ngjarjet e pasbardhura

25-08-2008 / Gazeta 55

Me dhjetra episode të rënda kriminale, të ndodhura kohë më parë në Shqiperi, kanë mundur të zbardhen gjatë këtij viti nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkepunim me organin e Prokurorisë duke dëshmuar rritjen e forcës zbuluese të organeve të rendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, për periudhën kohore janar- korrik 2008, nga strukturat e policisë është bërë e mundur zbulimi i 164 krimeve të vjetra, nga të cilat 20 krime kundër personit, 104 krime ndaj pronës dhe 40 krime të tjera, ku procedimet janë kryesisht për veprën penale të vrasjes, grabitjes apo vjedhjes me armë. Me dhjetra janë personat e arrestuar si autorë të këtyre krimeve apo të shpallur në kërkim nga organet e specializuara te rendit. Ndërkohë që, shumë çështje të tjera të kësaj natyre, tashmë janë duke kaluar në "sitën" e strukturave të Policisë, duke u bërë kësisoj objekt rihetimi në funksion të dokumentimit ligjor të tyre, me prova, fakte dhe dëshmi konkrete. Krahasuar me vitet e mëparëshme forca zbuluese për këto krime ka ardhur gjithnjë e në rritje. Të dhënat zyrtare tregojnë se për vitin 2007 janë zbuluar 76 ngjarje të vjetra, në 2006 – 40 dhe në 2005 - 19 krime të tilla. Specialistë nga Policia e Shtetit, i'a dedikojnë suksesin për zbulimin e këtyre krimeve, të ndodhura pas 90-ës, strukturave të reja të ngritura pranë Drejtorive të Policisë ne Qarqe, trajnimit të personelit të tyre si dhe bashkepunimit me organin e Prokurorisë. Gjithashtu, një tjetër ndikim në zbardhjen e këtyre çeshtjeve, vijojnë specialistet, ka pasur edhe perfeksionimi i punës së strukturave të rendit, të cilat prej kohësh po aplikojnë standarte hetimore bashkohore, apo metoda speciale hetimi duke perftuar të dhëna, informacione operative, siguruar deshmi prova apo leje pergjimi nga gjykata per të dyshuarit. Gjatë analizave për punën e policisë së Shtetit, drejtues të lartë të saj kanë theksuar si prioritet hetimin për zbardhjen e krimeve të vjetra, duke dhënë kështu mesazhe të qarta se, asnjë krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar,duke rritur besimin e qytetareve. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›