E Diel, 1 Nëntor 2026

Ripërcaktohen pagat e punonjësve në varësi të Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim për të ripërcaktuar pagat e punonjësve të institucioneve në varësi të tij. Vendimi prek të gjithë punonjësit e institucioneve, agjencive apo drejtorive si në qendër, ashtu edhe në rrethe, të cilat përgjigjen për punën e tyre në Këshillin e Ministrave. Ky vendim përcakton pagën e punonjësve që nga titullari e deri tek specialistët. Ai vendos kriteret që kërkohen në rast se do të ketë shtesë në pagë. Në rast se ndonjë punonjës ngrihet në detyrë, vendimi përcakton shtesën në pagë që do të ketë punonjësi përkatës. Punonjësit që do të preken nga ky vendim janë titullarët e institucionit, zëvendëstitullari i institucionit, drejtor drejtorie, anëtar i organit, përgjegjës sektori, përgjegjës i bibliotekës shkencore në Akademinë e Shkencave, përgjegjës sektori, kryetar dege në Akademinë e Shkencave, specialist, përgjegjës sektori i institucionit vendor, specialist në institucionet rajonale, specialist në institucionet vendore etj. Ky vendim ka shtrirë efektet e tij që nga 1 korriku i këtij viti. Për sa u përket shtesave për kualifikim, ato do të përfitohen menjëherë në rast se çdo punonjës vërteton kualifikimin e tij. Nëpunësit, specialistët apo drejtuesit e këtyre institucioneve përfitojnë shtesën për kualifikim, gradë apo titull shkencor, të përcaktuar sipas vendimit të qeverisë. Në lidhje me përfitimin e shtesës, janë përcaktuar edhe disa kritere. Shtesa jepet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor është në përputhje me përshkrimin e punës së nëpunësit, pas miratimit, rast pas rasti, nga departamenti i Administratës Publike. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë se ai i përcaktuar për pozicionin e tij të punës, përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për këtë pozicion. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të ulët se ai i përcaktuar për pozicionin e tij të punës e përfiton shtesën në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin shkencor. Në çdo rast si më sipër, pavarësisht nga kualifikimi, grada apo titulli shkencor që ka nëpunësi, ai përfiton shtesë vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë. Për të bërë aplikimin e shtesës për kualifikim, zbatohen rregullat e udhëzimit të datës 18.4.2008 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Financave dhe departamentit të Administratës Publike. Një tjetër ndryshim është se shtesën për kualifikim në punë e përfitojnë edhe posti i prefektit, nënprefektit, këshilltarit të prefektit të Tiranës dhe zëdhënësi i prefektit të Tiranës. Specialistët, përgjegjësit e zyrës apo përgjegjësit e sektorit në prefektura dhe nënprefektura të cilët janë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës publike, duhet në mënyrë të detyrueshme të jenë punonjës me arsim të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”. Këta specialistë përfitojnë një shtesë për kushte pune prej 10 mijë lekësh mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese bëhet pas miratimit paraprak të departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në institucionet qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit

PAGA MUJORE

POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE

(PAGA BAZË) SHTESA PËR POZICION

1 2 3 4

Paga e grupit

(PG) Shtesa vjetore

për vjetërsi

(SHV) Shtesa për kualifikim

(SHK) Shtesa për pozicion

(SHP)

Titullari i institucionit II-a 11 000 2% 103 500

Zv.titullar i institucionit,

Drejtor drejtorie II-b 11 000 2% 86 500

Anëtar i organit

drejtues III-a 11 000 2% 68 500

Përgjegjës sektori,

Përgjegjës i bibliotekës shkencore në Akademinë e Shkencave III-a/1 11 000 2% 58 300

Përgjegjës sektori,

Kryetar dege në Akademinë e Shkencave,

Inspektor,

Redaktor

në Akademinë e

Shkencave III-b 11 000 2% 51 500

Asistent seksioni në Akademinë e

Shkencave,

Bibliografë në Akademinë e Shkencave IV-a 11 000 2% 39 000

Specialist IV-a 11 000 2% 39 000

IV-b 11 000 2% 29 000

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit

PAGA MUJORE

POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE

(PAGA BAZË) SHTESA

PËR

POZICION SHTESA PËR KUSHTE PUNE

1 2 3 4

Paga e

grupit

(PG) Shtesa

vjetore për

vjetërsi

(SHV) Shtesa për

kualifikim

(SHK) Shtesa për

pozicion

(SHP)

Titullari i

institucionit II-a 11 000 2% 103 500 20 000

Drejtor drejtorie

në drejtoritë e

përmbajtjes II-b 11 000 2% 86 500 15 000

Drejtor drejtorie në

drejtoritë

mbështetëse II-b 11 000 2% 86 500 0

Përgjegjës sektori në

sektorët e

përmbajtjes III-a/1 11 000 2% 58 300 20 000

Përgjegjës

sektori në

sektorët

mbështetës III-a/1 11 000 2% 58 300 0

III-b 11 000 2% 51 500 0

Specialist në sektorët apo

drejtoritë e

përmbajtjes III-b 11 000 2% 51 500 25 000

Specialist në

sektorët apo

drejtoritë

mbështetëse IV-a 11 000 2% 39 000 0

IV-b 11 000 2% 29 000 0

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve të institucioneve rajonale/vendore, në varësi të institucioneve qendrore në varësi të këshillit të ministrave/kryeministrit

PAGA MUJORE

POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE

(PAGA BAZË) SHTESA PËR POZICION

1 2 3 4

Paga e grupit

(PG) Shtesa vjetore

për vjetërsi

(SHV) Shtesa për kualifikim

(SHK) Shtesa për pozicion

(SHP)

Titullari i institucionit

rajonal III-b 11 000 2% 51 500

Titullari i institucionit

vendor

Përgjegjës

sektori në institucionet

rajonale IV-a 11 000 2% 39 000

Përgjegjës sektori i

institucionit vendor,

Specialist në institucionet rajonale IV-b 11 000 2% 29 000

Specialist në

institucionet vendore IV-c 11 000 2% 21 500

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›