Ristani hedh 700 fletë votimi shtesë për të vjedhur votën e të burgosurve

Degjeneron debati në KQZ, socialistët Subashi dhe Laze braktisin sallën
Vetëm 2 ditë para datës së zgjedhjeve, mbledhje e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka degjeneruar në fyerje të rënda personale midis kreut të KQZ, Arben Ristani dhe nënkryetares së KQZ, njëkohësisht dhe përfaqësuese e PS, Dëshira Subashi, sherr i cili përfundoi me braktisjen e sallës nga përfaqësuesit socialist. Shkak për këtë ishte prodhimi dhe miratimi i 700 fletëve të votimit shtesë për të burgosurit, vendim ky pa u konsultuar me socialistë dhe vetëm 2 ditë para zgjedhjeve. Fletët shtesë të votimit u miratuan për të burgosurit në burgun e Fushë-Krujës dhe të Kosovës në Fierze të Elbasanit.Veç kësaj, Subashi konstatojë se ky vendim nuk ishte i vulosur nga KQZ, gjë e cila hapte dyshime për manipulime të votës të të burgosurve nga qeveria në pushtet. Si rrjedhojë, Subashi e akuzoi Ristanin si i përdorur nga politika për manipulimin e votave të të burgosurve, ndërsa ky i fundit duke iu kundërpërgjigjur Subashit, kaloj deri në fyerje personale. Gjithë ajo punë vendimmarrëse e KQZ mund të shkelmohet me një vendimmarrje dhe ky rrezik ka ekzistuar në dy pika: në miratimin e ngritjes së QV private dhe në vendimin e djeshëm për fletët e votimit për burgjet, tha Subashi, ndërsa u largua nga salla e mbledhjes së Komisionit. Qëndrimit të saj iu bashkua edhe anëtari tjetër i Komisionit, Artan Laze, i cili më herët replikoi ashpër me kryetarin Ristani. Ristani e akuzoi Lazen se nuk vjen në mbledhjet e KQZ që zhvillohen mbasdite, ndërsa Laze i tha kreut të KQZ se nuk mund të flejë me Ristanin kur miraton vendimet. Gjithashtu edhe Laze e akuzoi Ristanin si bashkëpunëtor me qeverinë për të manipuluar votat e të burgosurve nëpër burgje. Pra, opozita e kundërshtoi këtë vendim, që sipas saj, bie ndesh me kodin elektoral. Sipas Subashit KQZ nuk mund të ndryshojë listat e zgjedhësve tre ditë para votimeve dhe për më tepër të dhënat që erdhën nga komuna Fierze ishin te paprotokolluara. Ndërkaq, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, reagoi pas largimit të nënkryetares Dëshira Subashi, nga mbledhja e djeshme e Komisionit, ndërsa pohoi se procesi elektoral ka një mbarëvajtje shumë të mirë. Më duhet tu them se procesi ka një mbarëvajtje shumë të mirë. Por, ju kujtoj se në rast se do të mungoni dy herë rresht, do të kërkoj të përjashtoheni nga komisioni, sipas ligjit. Po mundoheni me të gjitha forcat të bëni pis procesin, deklaroi Kryetari Ristani, në reagim të të braktisjes së mbledhjes nga nënkryetarja Subashi. Në mbështetje të kryetarit dhe punës së Komisionit zgjedhor u prononcua dhe anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili i konsideroi deklaratat e koleges Subashi si emocionale dhe të paargumentuara. KQZ nuk i merr vendimet mbi konsensus, duke shkelur ligjin. Konsensusi është marrë për sa kohë është bërë Kodi Zgjedhor. Komisioni i merr vendimet duke respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Tendenca për të bërë pis KQZ-në me vendimet e saj, por dhe administratën e Komisionit, është dashakeqe, komentoi Zguri situatën e krijuar pas largimit të dy anëtarëve të KQZ-së, përfaqësues të PS. Ndërkaq, në kudër të përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka demonstruar dje funksionimin e transmetimeve elektronike të të dhënave nga vendet e numërimit të votave në selinë e KQZ. Me këtë sistem i cili aplikohet për herë të parë në vend synohet transparenca, efektshmëria, rezultati online dhe siguria. Videot e transmetuara do të pasqyrojnë atë çka ndodh në kohë reale në procesin e numërimit.
Këto transmetime dhe rezultatet do të shfaqen në kohë reale në monitorët e vendosur në ambientet e KQZ dhe do ti ofrohen mediave. Kamerat e tavolinës do të bëjnë të mundur shikimin e procesit të vlerësimit të fletëve të votimit në secilën tavolinë duke transmetuar për vëzhguesit e pranishëm në 16 monitorë 32 polësh, i mjaftueshëm për pamje të qartë të fletës së votimit. Procesi i numërimit do të jetë në regjistrim të plotë. Kamerat e tavolinës do të transmetojnë në monitorë procesin e vlerësimit të fletëve të votimit dhe mundësojnë regjistrimin e këtij procesi. Kamera e dhomës 360 gradë do të mundësojë regjistrimin e ambientit të vendit të numërimit gjatë të gjithë kohës së zhvillimit të procesit. Këto regjistrime do të jenë të mundshme për vëzhgim kurdo qoftë pas përfundimit të procesit. Fleta e votimit do të vendoset në një vend të caktuar të tavolinës së numërimit dhe sipër këtij vendi do të jetë e instaluar një kamër, e cila do ta transmetojë fletën e votimit në monitorin që ndodhet në vendin e numërimit.
Last Updated on Friday, 26 June 2009 03:17