E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenevë, Drucasrefuzon takiminme Milloshoskin

GJENEVË - Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka refuzuar të takohet me homologun e tij maqedonas Antonio Milloshoski.

Dy ministrat janë pjesëmarrës në Konferencën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të OKB-së që fillon sot në Gjenevë. Kabineti i ministrit Milloshoski kishte kërkuar një takim të tillë, që më pas është refuzuar nga pala greke.

Në këtë takim, pala e Shkupit do të kërkojë që në kuadër të këtij organi të OKB-së të ketë një anëtarë të saj për periudhën 2013-2016, ndërsa sipas burimeve diplomatike, pala greke do të kundërshtojë kërkesën e tillë.

Autoritetet greke druajnë se me pjesëmarrjen e përfaqësuesit nga Maqedonia në këtë trup të OKB-së, do të mund të nxitet çështja e pakicës maqedonase në Greqi.

(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›