Robins: Reformoni Kodin dhe i lini retorikat politike
18/10/2011 Flet i ngarkuari i SHBA-ve në Vjenë
Gary Robins, i ngarkuar me punë i SHBA-ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, ka deklaruar mbështetjen e vendit të tij për përmbushjen e aspiratave të Shqipërisë për integrimin në BE. Në përshëndetjen për zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë sesionit të posaçëm të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Robins foli edhe për zhvillimet politike në vend. Duke iu referuar zhvillimeve të zgjedhjeve lokale, ai u kërkoi partive të nisin me reformën për Kodin Zgjedhor dhe më pas reformat e tjera, me qëllim që të rritin besimin te qytetarët. “Ne inkurajojmë përmbushjen e plotë të rekomandimeve të raportit të OSBE-së, veçanërisht vërejtjet për Kodin Zgjedhor, me qëllim që të mos hidhet vota e vlefshme në kutinë e gabuar, që të adoptohen procedurat për përfshirjen e votave të tilla në tabelën e rezultateve dhe zhvillimi i procedurave të vazhdojë në rastet e mospërputhjeve, kur numri i votave të hedhura e kapërcen numrin e votave të nënshkruara në listën e votimit. Kodi elektoral duhet gjithashtu të përfitojë nga rishikimi i votave përfundimtare të kontestuara dhe të procedurave për kontestimin e votave. Ne gjithashtu inkurajojmë të gjitha partitë politike që të heqin dorë nga retorikat politike ndarëse në favor të dialogut konkret, politik për të rritur besimin e popullit shqiptar në sistemin e tyre demokratik”, - tha i ngarkuari me punë i SHBA-ve në Vjenë. Sa i takon çështjes së Kosovës, Robins përshëndeti propozimin e Haxhinastos për nevojën e stabilitetit në rajon dhe shprehu besimin se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për paqen dhe bashkëpunimin.
Sugjerimet për Kodin
“Inkurajojmë veçanërisht vërejtjet për Kodin Zgjedhor, me qëllim që të mos adresohet vota e vlefshme në kutinë e gabuar; të adoptohen procedurat për përfshirjen e votave të tilla në tabelën e rezultateve dhe zhvillimi i procedurave të vazhdojë në rastet kur numri i votave të hedhura e kapërcen numrin e votave të nënshkruara në listën e votimit. Kodi duhet të përfitojë nga rishikimi i votave përfundimtare të kontestuara dhe të procedurave për kontestimin e votave.”
Mbështetja për Kosovën
“Ne besojmë se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për paqen dhe për nevojën e stabilitetit në rajon. Suksesi në rajon varet nga bashkëpunimi i ngushtë rajonal - një fakt i theksuar edhe nga raportet e tensionura Kosovë–Serbi. SHBA-të ripërsëritin mbështetjen e tyre për një Kosovë të pavarur, multietnike dhe demokratike. Nënvizojmë rëndësinë e vazhdimit të angazhimit të BE-së për të lehtësuar dialogun, me qëllim që të gjetet një zgjidhje e përbashkët.”